Page 21 - Demo
P. 21
EDUKIMI FIZIK 10Ftohja, rikuperimi i trupit pas aktivitetit.Për të kapërcyer lodhjen dhe për të përshpejtuar procesin e rimëkëmbjes, mos neglizhoni asnjëherë kryerjen e ftohjes, me stretching (shtrirje të muskujve). dhe lëvizje të thjeshta, lojëra me ritëm të ulët, të cilat ulin ritmin e zemrës dhe normalizojnë frymëmarrjen.Zbatimi i rregullave të palestrës dhe ambientit ku ushtroheni ka rëndësi gjithashtu, sepse rrit mundësinë e sigurisë suaj. Sipërfaqja e ambientit ku ushtroheni, gjithashtu duhet parë me kujdes, sepse mund të jetë e rrëshqitshme, e lagur, e fortë. Prandaj zgjedhja e atleteve të duhura për t’u stërvitur, është parësore. Jeta e të gjithë ne drejtohet nga rregullat, ndaj duhen zbatuar. Veshja edhe pse është pjesë e zgjedhjes suaj, duhet të jetë e duhura sipas sportit, stinës për terren sportiv dhe për palestër, për të mënjanuar ftohjen, rrufën, kollën, temperaturën, të cilat pengojnë aktivitetin tuaj fizik. Mjetet mbrojtëse gjatë ushtrimit me sport, gjithashtu rritin sigurinë për të mos patur dëmtime apo përsëritje të tyre. Përdorni llastikat për nyjat e dëmtuara, apo mjete mbrojtëse sipas sportit përkatës (syze, gjunjëza, doreza, kokore, kostume sporti etj.).Ushqehuni shëndetshëm dhe mos harroni asnjëherë të konsumoni mëngjesin në shtëpi. Neglizhimi i ngrënies së mëngjesit, është premisë për një trup me rezistencë të ulët dhe me risk për dëmtime dhe sëmundje në rritje.Qëndroni gjithmonë të hidratuar duke marrë ujë dhe lëngje të freskëta para, gjatë dhe pas veprimtarisë fizike.Kujdes! Kur pësoni dëmtim, ndërprisni menjëherë veprimtarinë dhe merrni ndihmën e duhur nga shoku, mësuesi, mjeku apo organet përkatëse shëndetësore.Kur keni pësuar një lëndim, sigurohuni që të jeni shëruar plotësisht, pastaj të rifilloni aktivitetin.Marrja e sa më shumë njohurive rreth sportit që po ushtroni, rrit sigurinë tuaj.Kontrolloni njohuritë që keni marrë 1. Cila është infrastruktura e lojërave sportive volejboll dhe basketboll?2. Kë quajmë sipas jush një mjedis të sigurt?3. Cilat janë disa shkaqe që rrisin dëmtimet gjatë ushtrimit me veprimtari fizike-sportive?Veprimtari1. Në grupe sipas dëshirës, zgjidhni mjetet të cilat përdoren për t’u ruajtur nga dëmtimi, në sporte verore apo dimërore.2. Krijoni një plan shpëtimi për shkollën tuaj në rast zjarri apo tërmeti.Aktivitete individualGjeni informacione shtesë të sigurisë së adoleshentëve nga sjelljet e rrezikshme.19

