Page 22 - Demo
P. 22


                                     A është historia e sportit aq e vjetër sa njerëzimi? Shumë kërkime arkeologjike apo zbulimi dhe hulumtimi i tempujve parahistorikë, na tregojnë për ceremonitë dhe ritualet që zhvilloheshin në to, ku përfshihej edhe aktivitet fizik, por sigurisht jo ashtu siç e konceptojmë ne sot.Një prej periudhave të hershme të zhvillimit të shoqërisë quhet epoka e paleolitit apo e gurit. Pikërisht të kësaj epoke janë disa gjetje, të gati 30 mijë vjetëve më parë, p.sh. grafitet që janë gjetur në shkretëtirën e Libisë, ku shfaqen njerëz duke notuar apo duke përdorur harkun. Këto grafite tregojnë jo vetëm përpjekjet e njeriut me qëllim të ushqyerit, por edhe lëvizje për argëtim.Historia e hershme e sportit fillon me gjuetinë dhe me instinktin për mbijetesë. Gradualisht, kaloi nga nevojat natyrore drejt përgatitjes së vetëdijshme për kujdesin e trupit dhe për fitimin e aftësive fizike, nëpërmjet kacavjerjeve, vrapimit, ngjitjeve, hedhjeve. Natyra me rreziqet e saj ishte palestra ku njeriu i hershëm përgatitej për t’i përballuar ato e për të siguruar mbijetesën.Dëshmi të shumta arkeologjike vërtetojnë se në varret e egjiptianëve, janë gjetur vizatime të lojërave me top, vizatime të lidhura me gjuetinë dhe hedhjet, figura të ndryshme me lëvizje gjimnastikore, atletikë, mundje, që i përkasin 2500 vjet p.e.s. Zhvillimi i femrave kishte rëndësi dhe ato merrnin pjesë në aktivitetet fizike-sportive njësoj si dhe meshkujt. Duke ndjekur zbulimet e bëra, themi se sporti ka ecur paralelisht me zhvillimin e shoqërisë njerëzore dhe ka shenjuar pikat kyçe të saj, duke i shprehur ndryshimet shoqërore në lojërat, garat, festat, ceremonitë, veshjet, përdorimin e mjeteve, kujdesin për bukurinë e trupit, higjienën e tij. Edukimi fizik në disa qytetërime në lashtësiNjerëzit gjithmonë kanë luajtur lojëra të ndryshme dhe sporte. Shoqëritë njerëzore në vende të ndryshme kanë pasur zhvillim jo të njëjtë, të ndikuar nga faktorë të ndryshëm shoqërorë, socialë, natyrorë, gjegrafikë etj.Në Egjiptin e Lashtë praktikohej noti, boksi, mundja dhe harku. Ata gjithashtu luanin një lojë, e cila përfshinte qëndrimin në një varkë, ku përpiqeshin të godisnin ekipin kundërshtar në ujë me shkop, për ta rrëzuar nga varka. Jo vetëm meshkujt, por edhe femrat egjiptiane praktikonin sporte. Fillimisht, ato merreshin me gjimnastikë dhe vallëzime si rite, me elemente akrobatike, kërcime me litar dhe njihnin mirë notin.2 ZHVILLIMI I GJITHANSHËM DHE HARMONIK I TRUPIT PËRMES AKTIVITETEVE FIZIKE DHE SPORTIVE 2.1 Shoqëria njerëzore dhe edukimi fizikNxënësi/ja:■ përshkruan zhvillimin e edukimit fizik në shoqërinë njerëzore;■ njeh shkallët e zhvillimit të edukimit fizik të disa qytetërimeve;■ luan lojë me role për të konkretizuar garat që kryheshin në antikitet.Fjalë kyçe:prehistori, arkeologji, rrënoja, karakteristika, antikiteti grek, tregtia, qytet ilir, aktivitet, lojëra, edukim, gjimnaz, stadium. 20
                                
   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26