Page 23 - Demo
P. 23
EDUKIMI FIZIK 10Duke filluar nga mijëvjeçari VII, vrapimet, hedhjet, kacavjerjet u zëvendësuan me ecjen me kalë, gjuetinë me kalë, vallëzimet, meditimet ”yoga”. Përgatitja ushtarake është faktori kryesor që ndikoi në zhvillimin e edukimit fizik, sepse filloi përgatitja e të rinjve për luftë. Hieroglifet e gjetura provojnë se egjiptianët kanë shpikur rregulla për sporte disa mijëra vjet para grekëve. Ata vlerësonin me çmime fituesit, por edhe humbësin, për shpirtin konkurrues që tregonte gjatë garës.Loja e ka shoqëruar njeriun në të gjitha etapat e zhvillimit të tij. Ajo ishte zbavitje, dëfrim dhe argëtim. Egjiptianët merrnin njohuri bazë edhe për ushtrimet korrigjuese, higjienike, terapeutike, të shoqëruara me muzikë. Në Kinën e lashtë mendohet se aktivitetet sportive janë praktikuar që nga viti 4000 p.e.s. Nga dokumentet dhe provat e gjetura në tempuj duket se sporti më popullor ka qenë gjimnastika, zhvillimi i së cilës ka çuar në lindjen e arteve marciale si Kung-Fu. Në Kinë, gjejmë formën më të hershme të futbollit, të njohur si Tsu Chu. Zhvillimi i edukimit fizik në vende të ndryshme si ShBA, Japoni, Indi, pati karakteristika të veçanta, por në të gjitha, edukimi fizik shprehej fort nëpërmjet lojërave dhe përgatitjes ushtarake. Rëndësi i jepej terapive me anë të ujit dhe masazhit.Persianët edukonin fëmijët me një rregull të ashpër, deri 5 vjeç rriteshin nën kujdesin e nënës, 5-7 vjeç ishin nën kujdesin e babait, 7-24 vjeç pa përjashtim, kryheshin seanca përgatitore. Lojërat me top, duelet, goditjet në shenjë, gjuajtjet me hark, marshimet e gjata, kalimi i lumenjve etj., praktikoheshin me qëllim edukimin nga ana fizike, sidomos të të rinjve.Hebrenjtë e konsideronin edukimin fizik më tepër si kujdes për trupin. Ata shfrytëzonin banjat termale për shërim, por me rastin e festave kryenin edhe gara të ndryshme.Kreta ndikoi shumë në qytetërimin grek. Në këtë ishull zhvilloheshin mundje, boks, të cilat ishin të ndara sipas peshës, të rëndë, të mesme e të lehtë. Greqia e lashtë paraqiti sportet formale, me Lojërat Olimpike të para në vitin 776 para Krishtit, ku përfshiheshin sporte të tilla si gara atletike dhe me qerre, mundje, hedhje disku dhe shtize etj. Edukimi i të rinjve bëhej nën kujdesin e shtetit. Atletët garonin në boks, mundje, vrapim, gara me kalë, gara me qerre dhe pesëgarësh. Fituesve nuk u jepeshin medalje, por kurora me gjethe dafine dhe ulliri.Sparta. Djemtë e Spartës ishin të detyruar të largoheshin nga shtëpia në moshën 7 vjeç për t’u bashkuar në grupe nën një disiplinë të rreptë e nën mbikëqyrjen e oficerëve. Nga mosha 7 deri në 18 vjeç, ata i nënshtroheshin një stërvitjeje gjithnjë e më të rreptë. Ata ecnin zbathur, flinin në shtretër të parehatshëm dhe ushtroheshin në gjimnastikë e në aktivitete të tjera fizike, të tilla si vrapimi, hedhja, hedhja e shtizës dhe diskut, notimi dhe gjuetia. Në Spartë, stërviteshin fizikisht edhe vajzat. Periudha më e shquar e qytetërimit grek ishte në vitet 500-323 p.e.s, ku edukimi fizik paraqitej në formën e gjimnastikës, drejtohej nga shteti dhe u ndërtuan gjimnaze, palestra, stadiume. Lojërat Olimpike u ndaluan më 394 e.s me dekret nga perandori Teodos, i cili i quajti ato pagane.Romakët u ndikuan nga grekët, por ata nuk e quajtën edukimin trupor si nevojë jetese. Ata e kryenin atë në aspektin argëtues dhe spektakolar, siç ishte edhe lufta e gladiatorëve. Gladiatorët e parë datojnë në 264 p.K. Më pas, ndeshjet me gladiatorë u kthyen në shfaqje publike të bëra nga politikanë të pasur romakë për të kënaqur përkrahësit e tyre. 21

