Page 24 - Demo
P. 24


                                    EDUKIMI FIZIK 10Disa nga sportet ishin luftarake dhe shumë të dhunshme, si gladiatorët antikë. Këto sporte sot i quajmë shkathtësi apo arte, e shpesh quhen “Arte Marciale”, por sigurisht janë zhvilluar në teknikë, taktikë dhe në qëllimin që ato kanë.Romakët pëlqenin gjithashtu garat me qerre dhe qytetet më të mëdha kishin amfiteatër dhe teatro. Ata e bazonin edukimin e të rinjve pranë familjes, për të marrë edukatë dhe përgatitje ushtarake dhe për rritjen e potencialit fizik. Hedhja e diskut, shtizës, vrapimi, kërcimi, noti, mundja, boksi etj., nuk ishin konceptuar si në Greqi. Roma praktikonte gjimnastikë dhe sport duke ju dhënë natyrë spektakolare-argëtuese, pra vendin e parë e zinin lojërat e cirkut dhe spektakli. Historia jep të dhëna të rëndësishme mbi ndryshimet shoqërore, të cilat me kalimin e shekujve kanë ndikuar mbi konceptimin e sportit në varësi të kulturave të ndryshme. Sporti, si aktivitet që përfshin aftësitë fizike dhe mendore të njeriut, me qëllim për t’i ushtruar dhe përmirësuar vazhdimisht, e për t’i përdorur më pas në një mënyrë më frytdhënëse, na tregon se është pothuajse aq i lashtë sa edhe zhvillimi i njeriut.Kontrolloni njohuritë që keni marrë 1. Kur daton historia e hershme e sportit dhe çfarë përfshinte ajo?2. Tregoni mbi pjesëmarrjen e femrave në aktivitete fizike-sportive.3. Përshkruani zhvillimin e sportit në disa qytetërime.4. Si ndikoi zhvillimi i edukimit fizik dhe sporteve në zhvillimin e shoqërisë njerëzore?VeprimtariLojë me role, argëtohuni duke mësuar. Ndahuni në dy grupe: spartanët dhe athinasit. Vishuni si atletë në antikitet, mbani në duar mjetet e sportit që ata përdornin. Kryeni një mini garë në sportet që ata kryenin.DiskutimAtletët në antikitet i shikonin dhe i nderonin si heronj. Po ju, si i nderoni sportistët përfaqësues gjatë garave, ndeshjeve dhe pas tyre? (Mbani parasysh kodin e sjelljes kur jeni si spektator dhe si sportist.)Aktivitet individualHulumtoni mbi zhvillimin e sportit në vendin tonë, që nga antikiteti.22
                                
   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28