Page 25 - Demo
P. 25
Pak histori rreth IlirisëHistoria e zhvillimit të edukimit fizik në Iliri nuk është e ndarë nga zhvillimi i përgjithshëm i asaj në të gjithë botën. Ajo është e lidhur ngushtë me ndryshimet dhe zhvillimet sipas periudhave që kalonte shoqëria njerëzore. Kultura ilire është shfaqur në territorin e Shqipërisë në fillim të epokës së bronzit.Ilirët ishin ndërtues anijesh dhe marinarë shumë të aftë; anijet e tyre të shpejta e të lehta. Struktura e tyre aq e veçantë u mor nga romakët, të cilët ndërtuan flotën e tyre luftarake bazuar tek ato. Kryesisht, ata zhvillonin përgatitjen ushtarake, përdorimin e shpatës, harkut, vozitjen, mundjen, dyluftimin etj. Nga mesi i shekullit të tretë deri në mesin e shekullit të katërt të erës sonë, princat e perandorisë ishin pothuajse vazhdimisht me origjinë ilire: Gaius Decius, Claudius Gothicus, Aurelian, Probus, Diokletian, dhe Kostandini apo perandorët që formuan perandorinë e hershme të Bizantit (mbretërimi nga 491 deri në 565) si: Anastasi I dhe Justini I dhe Justiniani I. Në shek. IV p.e.s u krijua Mbretëria Dardane, e cila shtrihej në territorin e Kosovës së sotme, të Maqedonisë Veriperëndimore, të Serbisë Jugore dhe në një pjesë të Sanxhakut. Dardania u bë pengesë serioze për shumë vjet me radhë për ushtritë pushtuese romake, por në shek. I p.e.s, dardanët e humbën pavarësinë e tyre dhe hynë nën varësinë e plotë të Romës. Dardania u kthye në vatër të sigurt për ruajtjen e kulturës dhe gjuhës ilire, si dhe trashëgimisë së popullsisë së romanizuar. Gjatë sundimit Bizantin (deri në vitin 461), Iliria pësoi shkatërrimin e bastisjet nga fiset barbare. Në këtë kohë shfaqen sllavet. Midis shekujve VI dhe VIII, ata u vendosën në territoret ilire dhe filluan të asimilojnë fiset ilire në pjesën më të madhe të asaj që tani është Sllovenia, Kroacia, Bosnjë-Hercegovina dhe Serbia.Për shekuj me radhë, shqiptarëve u është dashur të mbrojnë trojet e tyre kundër asimilimit.2.2 Historia e kulturës fizike shqiptareNxënësi/ja:■ njeh historikun e zhvillimit të shoqërisë njerëzore në vendin tonë; identifikon faktorët që ndihmuan në zhvillimin e edukatës fizike;■ improvizon lojë me role me lojërat në lashtësi të shqiptarëve.Fjalë kyçe:shoqëri njerëzore, edukatë fizike, lojërat e lashtësisë, epoka e bronzit, kultura ilire, shteti ilir.23

