Page 26 - Demo
P. 26
EDUKIMI FIZIK 10 Edukata fizike në territoret shqiptareEdukimi fizik në Iliri ka pasur karakteristikat e veta, duke u ndikuar si nga qytetërimi grek ashtu dhe nga ai romak, si pasojë e pushtimeve.Në Iliri, edukimi fizik përqendrohej në përgatitjen e të rinjve për luftë mbrojtëse. Sportet më të përhapura ishin lundrimi me varka, noti, hedhja e shtizës, gjuajtje në shenjë, thyerja e krahut, lojëra popullore, të cilat demonstroheshin në festat fetare apo festat e stinëve. Vallet në fiset ilire kanë luajtur një rol shumë të veçantë.Shteti ilir kishte ushtri të rregullt që mbështetej në forcat e armatosura, të cilat përgatiteshin fizikisht e ushtarakisht. Edhe gratë ilire përgatiteshin me ushtrime të veçanta sipas zhvillimit biologjik dhe estetik. Aktivitetet sportive që zhvilloheshin në Iliri përmbanin po ato sporte që zhvilloheshin në botën antike, vrapime, hedhje disku, shtize, mundje, hipizëm, kërcime.Kontrolloni njohuritë që keni marrë 1. Kur daton historia e zhvillimit të edukimit fizik në Iliri dhe çfarë përfshinte ajo?2. Duke u bazuar në njohuritë nga lënda e Historisë dhe hulumtimet në internet, përshkruani mbi pjesëmarrjen dhe ndikimin e grave ilire në edukimin fizik dhe estetik të shoqërisë shqiptare të kohës.VeprimtariLojë me role, argëtohu duke mësuar: Përgatitja e ushtrisë së Skënderbeut. Vishuni si ushtarë, mbani në duar mjetet e sportit që ata përdornin për t’u stërvitur. Kryeni një sërë lojërash si: gjuajtje me hark, përkulja e krahut, mundje, goditje në shenjë etj.DiskutimAplikimi i lojërave popullore tradicionale nga të rinjtë në ditët e sotme.Aktivitet individualHulumtoni mbi historikun e shoqatave sportive në qytetin tuaj.24

