Page 27 - Demo
P. 27
Ç’kuptojmë me kulturë fizike? Kultura fizike është një koncept i gjerë që lidhet me individin dhe shoqërinë ku ai jeton dhe zhvillohet. Kultura fizike kuptohet si një grup praktikash, zakonesh të ushqyerjes, përvoja dhe arritje të fituara nga rekreacioni dhe nga zbatimi i rregullave, metodave të orientuara në trajnimin dhe ushtrimin e njerëzve. Ajo ka një lidhje të ngushtë me lëndën e edukimit fizik në shkolla, me ruajtjen e shëndetit, aftësitë fizike, kompeticionin dhe mënyrën e shpenzimit të kohës së lirë. Aktivitete, të cilat promovojnë një jetë të shëndetshme aktive dhe një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar dhe që i kryejmë për kënaqësi, i quajmë aktivitete rekreative apo ushtrime fizike, sportive, gjimnastikore. Kultura fizike nuk është përcaktuar si një shkencë, por si një disiplinë, sepse nuk është përgjegjëse për një studim specifik, por merr elemente të caktuara nga shkencat e ndryshme dhe i zhvillon ato teorikisht brenda kornizës së vet. Natyra, ambientet konkrete si: parqe, terrene sportive, palestra, pista, hipodrome, pishina etj., janë vende ku mund të kryhen aktivitete fizike.Kultura fizike lidhet ngushtë me kulturën e përgjithshme si: ekonominë, mënyrën e jetesës, historinë, etnografinë etj. Rilindësi Zef Jubani e quante kulturën fizike si “pjesë e arteve të bukura, që duhej organizuar për të ecur paralelisht me 2.3 Vlerat estetike të kulturës fizikeNxënësi/ja:■ shpjegon konceptin e kulturës fizike;■ vlerëson përfitimet që sjell edukimi fizik dhe sportiv në shkollë dhe jashtë saj;■ përdor kulturën fizike për të hartuar strategji dhe konkurrencë të ndershme.Fjalë kyçe:kulturës fizike, shoqëri, tërësi dijesh, sport, shëndet, veprimtari, vlera.zhvillimet e tjera”. Edukimi fizik dhe sportiv në shkollë dhe jashtë sajMe edukim fizik në përgjithësi kuptohet lënda që kryhet në shkollë, e cila rrit rezultatet fizikolëvizore (shkathtësi, shpejtësi, cilësi sportive) të nxënësit nëpërmjet procesit të organizuar dhe sistematik. Duke u ushtruar sistematikisht dhe me një program të caktuar, të orientuar, ai krijon te nxënësit kapacitetet e duhura. Në këtë rast, themi se nxënësit kanë fituar edukatë fizike. Këtu, nxënësi vendos objektiva për përvetësimin e njohurive dhe shkathtësive lëvizore dhe sportive, nëpërmjet garave, ndeshjeve, lojërave, eventeve sportive. Edukimi fizik zhvillon treguesit antropometrikë dhe aftësitë fizike bazë, përsosjen e veprimtarive lëvizore. Sporti ka rëndësi fizike, shëndetësore dhe edukative. Ai është, siç thotë Brohm J.M, në mënyrë 25

