Page 28 - Demo
P. 28
EDUKIMI FIZIK 10të pamohueshme, një mjet i shkëlqyer për të mësuar për marrëdhëniet njerëzore, një shkollë e shquar për shoqërizim. Aty ju gjeni përfshirjen masive, rregullat dhe disiplinën. Në grup lindin dhe diskutohen idetë, vendosen synime, të cilat kthehen në projekte. Sidomos në fushën e sportit, ekipi, skuadra që luan rolin e grupit, merr një rëndësi të madhe.Sporti edukon vlera, të cilat bëhen pjesë e personalitetit të pjesëmarrësve apo sportistëve. Ju ka ndodhur të jeni pjesë e ekipit të futbollit të shkollës, grupit të aerobisë, atletikës, gjimnastikës, basketbollit etj.? Atëherë ju e njihni mirë forcën, energjinë që gjeneron skuadra. Motivi, synimi që ju kini si skuadër, përshkon gjithë punën dhe mundin tuaj për të bërë më të mirën e mundshme për fitore. Miqësitë e ndërtuara brenda një ekipi mund të zgjasin gjithë jetën. Shpesh edhe një ndeshje apo garë midis ekipeve në shkolla është e paharrueshme. Disa nga lojtarët ju mund të mos i keni aq për zemër, por kur skuadra juaj vendos se dëshiron të jetë fituese në garën midis shkollave, lihen mënjanë dëshirat personale dhe luftoni fort për ngjyrat e bluzës që keni veshur. Sporti ka aftësinë të ndryshojë botën. Shumë trajnerë thonë se emri në pjesën e përparme të fanellës është më i rëndësishëm sesa emri në anën e pasme. Asnjë lojtar nuk është më i madh se skuadra! Konkurrenca dhe vendosja e strategjiveLoja, fitorja dhe gara janë shoqëruesit e sportistit. Por jo domosdoshmërisht loja është e njëjta gjë me sportin. Koncepti i lojës ndryshon nga fëmijë deri në i rritur. Kur jemi fëmijë, loja është rruga më e mirë për të kaluar në moshë të rritur dhe konkurrenca kuptohet si përpjekje për të fituar çmime dhe për të bërë krahasime. Me kalimin në stade të ndryshme të edukimit shkollor, ne kuptojmë se loja ka rregulla që mund t’i kthejmë në avantazhin tonë, duke garuar për arritje madhore në mënyrë të ndershme. Loja e të rriturve është sporti. Tashmë rregullat e llojeve të ndryshme të sportit përcaktojnë aftësitë teknike e taktike të nevojshme për secilin prej tyre. Kuptimi i konkurrencës për të rriturit bazohet mbi të kuptuarit e vlerave të vërteta që ka çdo sportist. Pikërisht vlerat qytetare që kultura fizike edukon, na drejtojnë të bëjmë një konkurrencë të ndershme për të arritur fitoren, por edhe të pranojmë humbjen si pjesë të lojës. Për t’u rritur 26

