Page 29 - Demo
P. 29
EDUKIMI FIZIK 10si sportist kalohen disa faza, ku zhvillohen aftësi të tilla si: shkathtësi, balanca, koordinimi lëvizor, shpejtësi. Mësohen ecja, vrapimi, kërcimi, hedhja, reagimi dhe koordinimet e lëvizjeve me gjymtyrët. Të qenët të suksesshëm varet shumë nga zgjedhja e strategjive dhe rrugëve të duhura, që bëjnë të mundur realizimin e synimeve, qëllimeve dhe objektivave tanë. Por mos harroni se sado e mirë të jetë strategjia juaj, ju do të dështoni po qe se nuk e mbështetni atë mbi vlerat dhe aftësitë që keni dhe zotëroni. Njihni vetveten dhe vlerat tuaja sportive, sociale e qytetare. Puna në skuadër në sport mund të ndihmojë pjesëmarrësit në edukimin e një komunikimi më të fortë me të tjerët. Këtë mund ta bëni duke u bërë vullnetarë në ndihmë të njerëzve në nevojë ose duke u përfshirë në aktivitete në komunitetin ose shkollën tuaj dhe ndihmuar më të vegjlit që kanë nevojë për pak inkurajim. Të tjerët kanë nevojë për energjinë tuaj, sidomos persona që kanë nevojë për përkujdes, si mosha e tretë, fëmijët jetimë, fëmijë të shtruar në spital etj.Kontrolloni njohuritë që keni marrë 1. Ç’kuptoni me kulturë fizike?2. Cilat janë përfitimet që sjell edukimi fizik dhe sporti, në vlerat qytetare?3. Sqaroni mbi konkurrencën dhe strategjitë e arritjes së synimeve tuaja.VeprimtariAnalizoni organizimin e aktiviteteve, garave, eventeve në shkollën tuaj. Çfarë mund të ndryshosh për më tepër.DiskutimEvidentoni shkaqet kryesore të mospjesëmarrjes masive të të rinjve në aktivitet fizike dhe sporte. Cilat mendoni se janë mënyrat për të nxitur aktivizimin e një mase më të madhe të rinjsh, gjatë dhe pas shkollës, në aktivitet të rregullt fizik? Diskutoni idetë me mësuesin/en e Edukimit Fizik.Aktivitet individualGjeni informacione mbi sëmundjet hipokinetike, që lidhen me stilin e jetesës.27

