Page 30 - Demo
P. 30


                                    Fjalë kyçe:produkt, pajisje, protezë, zhvillim teknologjik, karrocë, mjete sportive,vegla sportive, komoditet, pjesëmarrje, avantazh konkurrues. Historia e teknologjisë sportive dhe rëndësia e sajNë kohët e lashta, teknologjia dhe pajisjet kishin shumë pak ndikim në sport. Teknologjia sportive mund t’i ketë fillesat e saj në Lojërat Olimpike të lashtësisë ose në epokën e Perandorisë Romake (qysh në vitin 300). Revolucioni industrial filloi në gjysmën e dytë të shekullit XVIII, me kalimin nga punishte të vogla në fabrika më të mëdha, ku prodhohej një numër më i madh produktesh.2.4 Rëndësia e teknologjisë sportive Nxënësi/ja:■ përshkruan historinë e teknologjisë sportive dhe rëndësinë e saj;■ diskuton mbi aplikimet teknologjike dhe inxhinierike në sport;■ shpjegon rëndësinë e zhvillimit teknologjik sportiv për individë me aftësi të kufizuara.Lojërat e para Olimpike, Athinë 1896 Lojërat Olimpike, Rio 2016Në vitin 1851, mbretëresha Viktoria hapi Ekspozitën e Madhe të Punëve të Industrisë të të gjitha Kombeve në Hide Park në Londër. Ai ishte panairi i parë i botës ku u paraqit përsosmëria në inxhinieri, bujqësi, prodhim dhe tregti. Fillimisht u prodhuan shkopinj, topa, dorashka, këpucë kryesisht për sportin kriket (cricket), i cili ishte sporti kryesor. Pajisjet e tjera ishin për gjuajtje me hark, golf dhe tenis. Zhvillimi i teknologjisë u shtri në shumë drejtime, jo vetëm në rritje të rezultateve sportive për sportistët, por edhe në krijimin e kushteve komode për spektatorin. Rritja e numrit të sporteve solli edhe nevojën e përmirësimit të mjeteve që ata përdorin. 28
                                
   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34