Page 31 - Demo
P. 31


                                    EDUKIMI FIZIK 10Aktivitetet e shumta sportive dhe sidomos Lojërat Olimpike, bëhen më tërheqëse dhe argëtuese edhe falë teknologjisë së transmetimit, ndriçimit, organizimit etj. Çdo katër vjet, Lojërat Olimpike sjellin ndryshime dhe zhvillim ekonomik. Qendra për Hulumtime të Inxhinierisë Sportive (CSER), e cila drejtohet nga dr. David James, është grupi më i madh akademik në botë në inxhinierinë sportive. Disiplinat kërkimore ku ata fokusohen, janë katër: aplikacionet kompjuterike, inxhinieri e projektimit, biomekanika dhe përvetësimi i aftësive.  Aplikimet teknologjike dhe inxhinierike në sportInovacioni në teknologjinë sportive ka si qëllim lehtësimin dhe hulumtimin e zhvillimit të strategjive, të cilat ndikojnë në përmirësimin e performancës sportive. Qëllimi i vizionit të sportit dhe trajnimit është të zhvillojë aftësitë vizuale dhe ndërgjegjësimin për të mbështetur vendimmarrje inteligjente në sport. Kërkimet shkencore në sport tregojnë nevojën e: ■ identifikimit të aftësive vizuale, që janë kryesore për performancën sportive dhe më pas hartimin e programeve trajnuese të veçanta për t’i përshtatur e zhvilluar ato në sportin përkatës; ■ programimit të llojit të stërvitjeve dhe trajnimit, ku dhe kur të përqendrohet sportisti, çfarë veprimesh duhet të ndërmarrë për të qenë i suksesshëm. Pajisjet e bëjnë gjykimin e konkurrencës dhe përpilimin e rezultateve më të saktë.Teknologjia mbledh të dhëna për çdo sekondë të lojës dhe çdo sekondë të performancës së lojtarëve. Të dhënat ndihmojnë për të analizuar, krijuar strategji të reja dhe për të rritur performancën e lojtarëve në fushë.Por a është kjo gjithçka që teknologjia mund të ofrojë? Sigurisht jo. Teknologjia mund të zhvillojë talentin, menaxhimin e shëndetit, si dhe stërvitjen - tre faktorët që kanë rëndësi në sport. Analiza e lojës kërkon përshkrimin e saj. Filmimet lejojnë trajnerët dhe lojtarët të identifikojnë pikat e forta dhe të dobëta në strategjitë e tyre të lojës, si dhe të shqyrtojnë strategjitë dhe taktikat e përdorura nga kundërshtarët e tyre. Aplikacionet e sistemeve të pozicionimit global (GPS) janë ngritur për monitorimin e 29
                                
   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35