Page 32 - Demo
P. 32
EDUKIMI FIZIK 10performancës së individëve ose ekipeve. Sistemet mund të analizojnë vendndodhjen e lojtarit, shpejtësinë, përshpejtimin, distancën etj. Teknologjia sportive ndihmon në rritjen e performancës sportive, duke zhvilluar pajisjet e atletëve, veglat, mjetet e stërvitjes, veshjet e notarëve të dizenjuara për të ulur fërkimin me ujin apo kostume për lojërat dimërore të krijuara për të ruajtur temperaturën e trupit. Çiklizmi është sporti që ka patur përfitime të mëdha nga zhvillimi inxhinerik, duke bërë ndryshime në dizajnin e biçikletave, në metodat e trajnimit, në të ushqyerit, në pozicionin e helmetës etj. Gjithashtu, shkencëtarët llogarisin koeficientet e fërkimit me ajrin, lagështirën e rrugës etj. Aplikimi i teknologjisë gjen zbatim edhe në mjetet dhe pajisjet për parandalimin e dëmtimeve sportive (mjetet mbrojtëse) dhe riaftësimin kur ato ndodhin, duke përdorur mjete dhe procedura ndihmëse ripërtëritëse dhe fuqizimi nga ana fizike dhe emocionale.Inxhinieria e ushqimit krijon dieta për sportistët, duke përllogaritur saktë kaloritë dhe energjitë që ata duhet të marrin nëpërmjet ushqimit. Duke përdorur metoda moderne, një inxhinier sportiv përpiqet që nëpërmjet këtyre dietave të përmirësojë performancën e sportistit. Për një inxhinier sportiv kanë shumë rëndësi ligjet e fizikës, rregullat dhe zakonet që përcaktojnë sportin dhe arritjet. Marrëdhënia midis teknologjisë dhe sportit është një kompromis i vazhdueshëm ndërmjet inovacionit dhe traditës. Kontrolloni njohuritë që keni marrë 1. Çfarë kuptoni me teknologji sportive?2. Cilat janë disa nga aplikimet teknologjike dhe inxhinierike në sport?3. Si ndikon teknologjia sportive tek individët me aftësi të kufizuara?VeprimtariBëni një album me fotografi nga Lojërat e fundit Olimpike.DiskutimSa ndikon teknologjia në rritjen e performancës?Aktivitet individualHulumtoni në internet rreth Qendrës së Inxhinierisë Sportive (CSER). Zhvillimi teknologjik sportiv dhe individët me aftësi të kufizuaraNjerëzit me aftësi të kufizuara shpesh varen nga pajisjet ndihmëse për të mundësuar aktivitetet e jetesës së përditshme apo për të konkurruar në sporte të ndryshme. Aplikimi i teknologjisë në sport ka ndikim pozitiv në rritjen e pjesëmarrjes së tyre dhe i nxit të përfshihen më shumë në jetën sociale. Zhvillimi teknologjik i veglave dhe veshjeve të veçanta për njerëzit me aftësi të kufizuara solli një pjesëmarrje të gjerë edhe si sportistë, edhe si sportdashës të kësaj kategorie njerëzish. Lojërat Paraolimpike dhe Lojërat Speciale janë shprehja e qartë e një zhvillimi gjigant të teknologjisë sportive, me karrocat, protezat, kokoret, skafandrat, gjunjëzat, mbrojtjet e bërrylave, të dhëmbëve etj.30

