Page 33 - Demo
P. 33
Historia e Lojërave Olimpike moderneLojërat Olimpike të Antikitetit u zhvilluan deri më vitin 394 p.e.s. Më pas, ato u ndaluan me dekret të perandorit Teodos, i cili i quajti ato pagane. Me ndërprerjen e tyre, humbi një traditë dhe kulturë e rëndësishme botërore, e cila kishte filluar që para 2500 vjetësh.Në gjysmën e dytë të shekullit XVIII kemi një zhvillim të madh shoqëror, industrializim dhe shpërthim të ideve intelektuale. Në qershor të vitit 1894, Baroni francez, vizionari Pierre de Coubertin, i cili nderohet si pionier i Lojërave Olimpike, me ndihmën e anglezit Bruk, organizoi një kongres ndërkombëtar në Paris, ku paraqiti planin për ringjalljen e Olimpiadave. Rifillimi i tyre përsëri pas 15 shekujve, shënoi fillimin e Lojërave Olimpike Moderne. Nën drejtimin e tij u formua Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, në qershor të vitit 1894, të cilin ai e kryesoi personalisht për rreth 30 vjet. Kontributi i tij i vyer lidhet edhe me shkrimin e Kartës Olimpike dhe Protokollit, Betimin e Atletëve dhe udhëzimet për ceremonitë e hapjes dhe mbylljes së Lojërave. Për organizimin e tyre u sigurua mbështetje financiare nga familja mbretërore e Greqisë, por edhe nga dhurues të tjerë. Një nga dhuruesit ishte edhe shqiptari Vangjel Zhapa, i lindur në Labovë të Gjirokastrës, i cili dhuroi gjithë pasurinë, me qëllim fillimin e Lojërave. Statuja e tij është e ndërtuar në qendër të Athinës, në respekt të kontributit që ai dha. Më 2015-ën, Presidenti i Republikës së Shqipërisë i akordoi atij (pas vdekjes), titullin e lartë “Nderi i Kombit”. Olimpiada e parë moderne verore u mbajt më 1896-ën në Athinë (Greqi), për nder të Lojërave Olimpike Antike. Morën pjesë 285 atletë nga 13 shtete. Femrat nuk u lejuan të merrnin pjesë, duke u bazuar në rregulloren e Lojërave antike. Në Lojërat e 1900, femrat zinin 2,2% të të gjithë konkurrentëve. Sportet e vetme ku gratë mund të konkurronin ishin tenis, golf, lundrim dhe në hokej. Programi i Lojërave Olimpike ishte programi bazë, ku u përcaktuan sportet dhe garat që merrnin pjesë, vendi ku do të zhvilloheshin, kohëzgjatja e tyre, komisionet, rregullorja etj. Lojërat Olimpike Moderne janë organizuar rregullisht njëherë në katër vjet, me përjashtim të kohës së Luftës së Parë e të Dytë Botërore. Pierre de CoubertinVangjel Zhapa2.5 Lojërat Olimpike moderne, verore dhe dimëroreNxënësi/ja:■ shpjegon historinë e Lojërave Olimpike verore dhe dimërore;■ njeh strukturat Olimpike ndërkombëtare;■ ndërton një album me foto mbi Lojërat Olimpike në vite.Fjalë kyçe:Lojëra Olimpike Verore, Lojëra Olimpike Dimërore, simbole, kontribut, vlera.31

