Page 34 - Demo
P. 34


                                    EDUKIMI FIZIK 10Lojërat moderne zhvillohen jo më shumë se 16 ditë dhe janë të hapura për të gjitha vendet e botës. Qëllimi i olimpizmit është: vendosja e sportit në shërbim të zhvillimit harmonik të njeriut, me synim nxitjen e një shoqërie paqësore që ka të bëjë me ruajtjen e dinjitetit njerëzor, Parimet Thelbësore të Olimpizmit dhe Kartës Olimpike. Slogani kryesor do të mbetet thënia e De Kubertinit se “pjesëmarrja është më e rëndësishme se fitorja”.“Fair play” është një koncept kompleks. Ai përfshin dhe mishëron një numër vlerash themelore që nuk janë vetëm pjesë integrale e sportit, por që lidhen edhe me jetën e përditshme. Këndvështrimi i ndershëm, respekti, miqësia, shpirti i ekipit, barazia, sportet pa doping, respektimi i rregullave të shkruara dhe të pashkruara si integriteti, solidariteti, toleranca, kujdesi, përsosmëria dhe gëzimi janë blloqet ndërtuese të lojërave të ndershme që mund të përjetohen dhe të mësohen në dhe jashtë fushës. “Fair play” në sport është i aftë të japë shpresë, krenari, identitet dhe është në gjendje të bashkojë aty ku kombësitë, politikat, fetë dhe kulturat shpesh ndahen. Lojërat Olimpike VeroreLojërat e para Olimpike përfshinin disa lloje sportesh si: atletika, gjimnastika, mundje, not, skermë, tenis, ngritje peshe, gara në ujë, por që për arsye të motit nuk u zhvilluan. Sot, në program ka mbi 15 lloje sportesh. Lojërat Olimpike Verore të vetmet sporte që nuk lejohen, janë boksi dhe bejsbolli. Softbolli, dy disiplinat e notit të sinkronizuar dhe gjimnastika ritmike janë sporte ku marrin pjesë vetëm femrat.Pra, që nga Lojërat e Para Olimpike, në viti 1896 e deri më 2016, janë zhvilluar 29 Lojëra Olimpike Moderne Verore në 31 Olimpiada, mungojnë Lojërat e viteve të Luftës së Parë e të Dytë Botërore.Lojërat e Olimpiadës XXXII ose Tokio 2020, ishte një ngjarje e madhe sportive ndërkombëtare, që u zhvillua nga 23 korriku deri më 8 gusht 2021. Ekipi olimpik i Kosovës u përfaqësua me 11 sportistë, prej tyre gjashtë me normë olimpike.Kosova fitoi dy medalje ari nga sporti i xhudos. Distria Krasniqi u bë kampione në kategorinë 52 kg, ndërsa Nora Gjakova u bë kampione olimpike në kategorinë 57 kg.Të dyja arritën rezultat historik, duke çuar në tre numrin e medaljeve të arta për Kosovën në Lojërat Olimpike, pas medaljes së artë të Majlinda Kelmendit, të fituar në Lojërat Olimpike Rio 2016. Lojërat e olimpiadës verore aktualisht përfshijnë: lojërat e ujit (zhytje, not, not i sinkronizuar dhe polo në ujë), gjuajtje me hark, atletikë, badminton, bejsboll, basketboll, boks, kanoe/kajak, çiklizëm, tenis, pingpong, futboll, gjimnastikë, hendboll, hokej, xhudo, qitje, not, çiklizëm, volejboll, peshëngritje dhe mundje. Lojërat Olimpike DimëroreLojërat Olimpike Dimërore organizohen në vende të ftohta me dëborë. Këto Lojëra nuk janë të lashta e historike si ato Veroret. Historiku i tyre daton shumë prapa atyre Verore. Zhvillimi i tyre eci paralelisht me zhvillimin e mjeteve dhe pajisjeve, të cilat ishin të domosdoshme për përballimin e lëvizjes.32
                                
   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38