Page 35 - Demo
P. 35


                                    EDUKIMI FIZIK 10 Olimpiada e parë dimërore u mbajt në vitin 1924 në Chamonix, Francë, pothuajse rastësisht. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar kishte vendosur të organizonte një “Javë Sportive Ndërkombëtare 1924” dhe ngjarja u popullarizua kaq shumë, saqë u emërua zyrtarisht Lojërat Olimpike të Para Dimërore. Morën pjesë 16 vende, të cilat konkurruar në sporte si patinazh, ski, hokej. Ato u zhvilluan nga 25 janari deri më 5 shkurt 1924. Në programin e Lojërave Olimpike Dimërore zhvillohen shtatë disiplina sportive: ski alpine, ski fondo, patinazh me figurë, hokej në akull, kombinim nordik, kërcim me ski, patinazh shpejtësie. Lojërat Olimpike Rinore Verore u konceptuan nga austriaku Johann Rosenzopf më 1998-ën. Ngjarjet olimpike për të rinjtë, nxitin edukimin mbi vlerat olimpike. Qyteti i Singaporit ishte organizatori i Olimpiadës Verore të Rinisë më 21 shkurt 2010; Nanjing Kinë 2014; Buonos Aires 2018.Lojërat Olimpike Rinore Dimërore, filluan në Insbruk, Austri 2012; Lilehamer, Norvergji 2016; për të vazhduar me lojërat e ardhshme në Lozanë, Zvicër 2020. Kuriozitete mbi lojërat olimpikeLojërat kanë edhe anën e tyre të errët. Lufta e parë Botërore në 1916-ën dhe Lufta e Dytë më 1940-1944, bënë që Lojërat Olimpike të mos kryheshin, por ato numërohen si olimpiada. Një shkak tjetër që ka dëmtuar imazhin e Lojërave është politika. Në vitin 1936, Jesse Owens, sportist amerikan me ngjyrë, del fitues i kërcimit së gjati dhe u bë një legjendë ndërkombëtare. Lus Long, gjermani që të gjithë prisnin të fitonte, humbi. Por me një shpirt sportisti, ai e përgëzoi dhe ngelën miq të përhershëm, edhe pse Hitleri e urdhëroi Long-un që të mos përqafonte kurrë një njeri me ngjyrë. Më 1972-shin, terrorizmi tronditi botën e sportit. Në Munih, një komando terroriste palestineze mori peng njëmbëdhjetë anëtarë të skuadrës olimpike izraelite. Të gjithë atletët humbën jetën. Kjo u quajt “Masakra e Munihut”. Për shkak të luftës së ftohtë, në Lojërat e Melburnit në 1956, shumica e vendeve arabe i bojkotuan ato. Po kështu ndodhi në 1976-ën, në Montreal, ku të gjitha vendet afrikane i bojkotuan ato. Më 1980-ën, në Moskë, nuk morën pjesë vendet perëndimore për arsye të pushtimit të Afganistanit nga Bashkimi Sovjetik. Si kundërpërgjigje, në Los Anxhelos, 1984, nuk morën pjesë vende komuniste. Gjithsesi, bukuria dhe magjia e Lojërave triumfon mbi gjithçka. Të gjithë kërkojnë të shohin rivalitet, konkurrencë, arritje, talent, për të arritur kufirin njerëzor.33
                                
   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39