Page 36 - Demo
P. 36
EDUKIMI FIZIK 10 Institucionet që drejtojnë Lëvizjen Olimpike në botëLojërat Olimpike Verore zhvillohen në vendet që përfaqësojnë kontinentet e globit, simbol i së cilës është dhe emblema. Evropa është kontinenti ku janë zhvilluar më shumë Olimpiada. Organizimi i tyre kërkon zhvillim social dhe ekonomik, si dhe klimën e favorshme. Kontrolloni njohuritë që keni marrë 1. Shpjegoni historinë e Lojërave Olimpike Verore dhe Dimërore.2. Cilat janë strukturat Olimpike ndërkombëtare?VeprimtariKryeni një veprimtari praktike për të kuptuar sadopak vështirësitë që hasin njerëzit me aftësi të kufizuara. (Sugjerim: Kryeni gara vrapimi me një këmbë, luani basketboll me një dorë, luani lojëra popullore me një sy të mbyllur etj.)DiskutimDiskutoni mbi ngjarje apo aktivitete të organizuara nga Komiteti Olimpik Kosovë (KOK), ku ju keni marrë pjesë. Aktivitet individualKrijoni album me fotografi mbi Lojërat Olimpike në vite.Strukturat që drejtojnë Olimpizmin janë:1. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON);2. Komitetet Olimpike Kombëtare.KON-i u krijua më 23 qershor 1894 nga Pierre de Coubertin. Presidenti i saj i parë ishte Demetrios Vikelas. Ky komitet organizon Lojërat Olimpike Moderne dhe Lojërat Olimpike Rinore, të cilat mbahen në verë dhe dimër, çdo katër vjet.3. Komiteti Ndërkombëtar i Bashkërendimit të Organizatave Botërore të Sportit. Ky komitet lufton për zhvillimin e vlerave dhe krijimin e mundësive sportive për të gjithë Personat me Aftësi të Kufizuara Intelektuale (ICC).4. Komiteti Paraolimpik Ndërkombëtar (KPN). Është një organizatë jofitimprurëse.KPN-ja organizon Lojërat Paraolimpike dhe funksionon si federatë ndërkombëtare për nëntë sporte. U themelua më 22 shtator 1989 në Dyseldorf, Gjermani. Ky komitet dëshiron të promovojë vlerat dhe të krijojë mundësi sportive për të gjithë personat me aftësi të kufizuar fizike.34

