Page 37 - Demo
P. 37


                                     Simbolet olimpikeLëvizja e parë olimpike lindi më 1859-ën, është gjithëpërfshirëse sportive dhe bazohet në parimet e Kartës Olimpike Ndërkombëtare. Ajo ka simbolet e saj dalluese: betimi olimpik, flaka olimpike, flamuri olimpik, himni, medaljet dhe motoja olimpike. Filozofia e lojërave është ndërgjegjësimi i njerëzve në gjithë botën, pa dallim ngjyre, feje, etnie, gjendjeje fizike, në aktivizim fizik mbarëbotëror, për integrim social dhe shoqëror, për paqe e mirëkuptim të të gjithë popujve. Si emblemën e kremtimit të 20 vjetorit të IOC më 1914-ën, në Lojërat Olimpike të Parisit, Coubertin përdori shenjën e unazës, që u bë simboli zyrtar i olimpiadës. Flamuri olimpik ka pesë unaza të ndërprera në qendër që përfaqësojnë pesë kontinentet e bashkuara nga olimpizmi. Sfondi i bardhë dhe ngjyrat blu, e verdhë, e zezë, jeshile dhe e kuqe përfaqësojnë ngjyrat që shfaqen në të gjithë flamujt kombëtarë të botës në kohën e tashme. Motoja olimpike. “Citius, Altius, Fortius”; “Më shpejt, më lart, më fort”. “Këto tri fjalë, përfaqësojnë një program të bukurisë morale. Estetika e sportit është e paprekshme”. Motoja u prezantua më 1924-ën, në Lojërat Olimpike të Parisit. Një tjetër moto e mirënjohur e paraqitur nga Coubertin është “Kryesore në Lojërat Olimpike nuk është fitorja, por pjesëmarrja”. Betimi olimpik është frymëzim për të gjithë atletët dhe pjesëmarrësit në Lojëra dhe bëhet me përfaqësi nga një sportist i shquar olimpik i vendit organizator. Për herë të parë, betimi olimpik u mbajt në Anversë, më 1920-ën. Teksti i betimit olimpik, pasurohet hera-herës me ide të reja.Pishtari dhe flaka olimpike. Sipas traditës, flaka ndizet nga rrezet e diellit të përqendruara nga një reflektor parabolik, në malin Olimp të Greqisë. Pishtari pastaj udhëton jashtë Greqisë, drejt vendit ku zhvillohen Lojërat. Ideja e pishtarit olimpik ose flaka olimpike u përurua për herë të parë në Lojërat Olimpike të 1920-ës, në Anversë.Himni olimpik është një kantatë korale dhe u këndua për herë të parë në Lojërat Olimpike të 1896-ës, në Athinë. Ai u shkrua nga grekët Kostis Palamas dhe Spiro Samara.Më 1957, u miratua si himni zyrtar olimpik. Medaljet. Ato janë përdorur që në kohën e antikitetit. Ato janë simboli i fitores dhe në olimpiadat e lashtësisë, dega e ullirit ishte dekorimi më i lartë për fituesin. Më pas, çmimet u kategorizuan në: medalje ari për vendin e parë; medalje argjendi për vendin e dytë; medalje bronzi për vendin e tretë.Maskotat Olimpike shprehin specifikisht histori, simbole dhe mesazhe të vendeve mikpritëse. Ato kanë rëndësi të veçantë sidomos për vendin mikpritës. Për krijimin e tyre angazhohen kompani dhe profesionistë në fushën e dizajnit, animacionit dhe ilustrimit.2.6 Simbolet olimpike, vlerat dhe etika në sportNxënësi/ja:■ rendit dhe shpjegon simbolet olimpike;■ argumenton mbi filozofinë olimpike;■ argumenton domosdoshmërinë e “fair play”-t në sport e në jetë.Fjalë kyçe:simbole, filozofi olimpike, moto olimpike, lëvizje olimpike, betim olimpik.35
                                
   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41