Page 38 - Demo
P. 38


                                    EDUKIMI FIZIK 10Ceremonia e hapjes është ceremoni me vlera kulturore mbarëbotërore.Ekipet kalojnë sipas rendit alfabetik. Greqia parakalon e para dhe vendi mikpritës në fund. Pas parakalimit të ekipeve, mbahet fjala e përshëndetjes nga presidenti i Komitetit Olimpik. Ekzekutohet himni dhe ngrihet flamuri olimpik. Të gjithë mbajtësit e flamurëve dhe gjyqtarët mblidhen për të bërë betimin. Një sportist i nivelit të lartë që mban pishtarin, ndez flakën olimpike, duke shënuar fillimin e Lojërave Olimpike.Ceremonia e mbylljes është më e thjeshtë. Valëviten tre flamuj: flamuri i vendit organizator, i vendit tradicional, Greqisë dhe vendit pritës të Lojërave. Atletët rrinë lirshëm jo të rreshtuar. Presidenti bën mbylljen e Lojërave, ulet flamuri olimpik, i cili shoqërohet me spektakël fishekzjarrësh. Sporti si edukues vlerash, “fair play”Sporti edukon jo vetëm vlera fizike e sportive por edhe vlera morale, edukative dhe sociale. Ai edukon cilësi të karakterit e të formimit tonë. KON-i përfshin vazhdimisht programe, projekte për promovimin e vlerave “fair play” e të shëndetit dhe ruajtjen nga ndikimet e dhunës, apo sjelljet antisportive. “Fair Play” përjashton dhunën, mashtrimin, abuzimet me drogën, thyerje rregullash, pandershmërinë. Të gjithë duhet të kontribuojnë në një klimë paqësore të ndershme, të ekuilibruar, duke promovuar vlera.  Agjencia Botërore Anti-Doping (WADA)WADA është një fondacion i iniciuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për të promovuar, koordinuar dhe monitoruar luftën kundër drogës në sport.Aktivitetet kyçe të agjencisë përfshijnë kërkimin shkencor, arsimimin, zhvillimin e kapaciteteve antidoping dhe monitorimin e Kodit Botëror Antidoping, dispozitat e të cilit zbatohen nga Konventa Ndërkombëtare e UNESCO-s kundër Dopingut në Sport. Shumë sportistë elitarë kanë humbur fitoret e tyre, për shkak të përdorimit të drogave.Kontrolloni njohuritë që keni marrë 1. Renditni dhe shpjegoni simbolet olimpike.2. Ç’kuptim ka “filozofia olimpike”?3. Argumentoni domosdoshmërinë e “fair play”-t në sport e në jetë.VeprimtariTregoni ngjarje nga eksperienca juaj në sport për lojë të ndershme dhe të pandershme.DiskutimJam lojtar dhe sportdashës “fair play”.Aktivitet individualLexoni himnin olimpik në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze. Cili është mesazhi që ai përcjell?36
                                
   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42