Page 39 - Demo
P. 39
Historiku i pjesëmarrjes së Kosovës në Lojërat OlimpikeKosova është një shtet i ri dhe tashmë ka një histori olimpike, si të gjitha shtetet e tjera. Shumë sportistë të saj kanë marrë pjesë, duke thyer rekorde dhe duke fituar medalje në kampionate botërore dhe olimpiada. Spikat Aziz Salihu, që është shpallur “Sportist i Shekullit” në Kosovë. Ai është fitues i mbi 30 medaljeve të arta në ture të ndryshme ndërkombëtare. Salihu është sportisti i parë kosovar që ka arritur të marrë pjesë në tri Lojëra Olimpike, ku edhe fitoi medaljen e bronzit në Los Angeles.Sportistët kosovarë kanë marrë pjesë edhe në Lojërat Olimpike Dimërore në vitet 1920-1992, por si pjesë e ekipit të Jugosllavisë.Parlamenti i Kosovës, më 17 shkurt 2008, shpalli pavarësinë e saj nga Serbia. Kjo shënoi një fillim të ri edhe në sport. Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) është komiteti olimpik kombëtar përfaqësues i shtetit të Kosovës. Zyrtarisht është themeluar më 27 maj 1992, por KOK u bë anëtar i plotë i komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe Lëvizjes Olimpike më 9 dhjetor të vitit 2014, duke u bërë kështu përgjegjës për pjesëmarrjen e Kosovës në Lojërat Olimpike. Pas këtij akti solemn të themelimit të KOK, sportistët kosovarë, në shfaqjet sportive ndërkombëtare dhe në Lojërat Olimpike, do të luftonin për afirmimin e vendit të tyre, shtetit më të ri në Ballkan, Kosovës. Anëtarësimi në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar në vitin 2014 duhet konsideruar si një ndër arritjet më të mëdha të diplomacisë së Kosovës dhe është materializimi i përpjekjeve të palodhura të institucioneve shtetërore dhe federatave sportive kosovare.Për shkak të statusit, atletët kosovarë nuk lejoheshin të konkurronin nën flamurin e Kosovës, deri në njohjen e saj në vitin 2014.Prandaj, në Olimpiadën e 2012-ës, xhudistja kosovare dhe kampionia e botës, Majlinda Kelmendi, ende përfaqësonte Shqipërinë. Kosova mori pjesë për herë të parë në Lojërat Olimpike Verore të “Rio 2016” dhe u përfaqësua nga tetë sportistë. Kampionia e botës në xhudo, 25-vjeçarja Majlinda Kelmendi, mbajti flamurin e Kosovës.Në Lojërat Olimpike “RIO 2016”, ekipi olimpik kosovar përbëhej nga tetë sportistë. Këtu xhudistja jonë, Majlinda Kelmendi, ka shkruar historinë, duke siguruar medaljen e parë të artë olimpike për Kosovën, në pjesëmarrjen e parë të saj në Lojërat Olimpike në vitin 2016.Lojërat Olimpike Verore “Tokyo 2020” u shtynë për një vit, për shkak të pandemisë. Ato u zhvilluan më 23 deri 8 gusht 2021. Kosova u përfaqësua me 11 sportistë, 6 vajza dhe 5 djem nga gjashtë sporte të ndryshme: xhudo, mundje, atletikë, not, boks dhe shenjëtari sportive. “Është një nderë i madh për mua, sepse për herë të parë, Kosova do të jetë pjesë e Lojërave Olimpike dhe do të jem unë që do ta mbaj flamurin. E kam ëndërruar këtë gjë për një kohë të gjatë dhe më në fund kjo po ndodh.”2.7 Zhvillimi i olimpizmit në vendin tonëNxënësi/ja:■ njeh historikun e pjesëmarrjes së Kosovës dhe Shqipërisë në Lojërat Olimpike; ■ njeh sportistët olimpikë dhe sportet që ata garojnë në Lojërat Olimpike;■ ilustron me fotografi dhe video konkurrimin e atletëve shqiptarë në Lojërat Olimpike.Fjalë kyçe:pjesëmarrje, atletë shqiptarë, sporte, konkurrencë, përfaqësim, vlera olimpike.Aziz Salihu Majlinda Kelmendi37

