Page 40 - Demo
P. 40
EDUKIMI FIZIK 10Në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022” në Kinë nga 4–20 shkurt, Kosova u përfaqësua me skitarët Albin Tahiri, që garoi në katër disiplina të skijimit alpin (lëshim, kombinim alpin, sllallom i madh dhe sllallom) dhe Kiana Kryeziu (sllallom i madh). Flamurin e Kosovës e mbajti skiatori Albin Tahiri. Kosova përfaqësohet në mënyrë dinjitoze me sporte të ndryshme edhe në Lojërat Evropiane dhe Lojërat Mesdhetare. Historiku i pjesëmarrjes së Shqipërisë në Lojërat OlimpikeShqipëria ka qenë e pranishme për herë të parë në lojërat Olimpike të Berlinit, 1936, me një përfaqësues gazetar, Anton Mazrekun dhe një atlet jo konkurrent, Gaqo Goga. Lojërat Olimpike Verore të vitit 1972, në Munih, kanë qenë lojërat e para ku Shqipëria mori pjesë për herë të parë me atletë konkurrentë. Vendi ynë u përfaqësua në Mynih nga pesë sportistë, katër prej të cilëve ishin qitës dhe një peshëngritës. Flamuri shqiptar u mbajt nga qitësja Afërdita Tusha. Anëtarë të tjerë të delegacionit ishin qitësit Fatos Pilkati, Ismail Rama, Beqir Kosova, si dhe peshëngritësi Ymer Pampuri.Shqipëria, për shkak të bojkotit të diktaturës komuniste, nuk u paraqit në lojërat e vitit 1980 dhe 1984. Por gjatë gjithë kohës, kanë spikatur sportistë që i kishin arritur normat e pjesëmarrjes në to. Pas 20 vitesh, me ardhjen e demokracisë, ajo rikthehet për ndeshjet e vitit 1992, në Barcelonë. Që nga ai vit, ajo merr pjesë rregullisht në këto lojëra. Në Lojërat Olimpike të vitit 1996, në ShBA (Atlanta), Shqipëria u përfaqësua me shtatë sportistë (3 meshkuj dhe 4 femra). Në vitin 2000 në Sidnej, Shqipëria u përfaqësua me katër sportistë (2 meshkuj dhe 2 femra). Në këto lojëra, peshëngritësi Ilirian Suli u rendit i 5-ti.Kosova ishte ndër tri vendet më të suksesshme në këto lojëra, krahasuar nga numri i banorëve. Xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova fituan dy medaljeve të arta.Kosova mori pjesë për herë të parë në Lojërat Olimpike Dimërore të “PyeongChang 2018” në Kore të Jugut, me Albin Tahirin, i cili garoi në pesë disiplinat e skijimit alpin.Përfaqësuesi i vetëm i Kosovës, Tahiri, i lindur në Slloveni, mbajti flamurin e Kosovës në parakalimin e vendeve pjesëmarrëse. Në garën e kombinuar alpine me ski, Albin Tahiri u rendit në vendin e 34-t.38

