Page 41 - Demo
P. 41


                                    EDUKIMI FIZIK 10Në Lojërat Olimpike të Athinës në 2004, Shqipëria mori pjesë me 7 sportistë. Renditjen më të lartë e arriti në peshëngritje me Gerti Trashën.Në Pekin 2008, Shqipëria për shkak të alfabetit kinez parakaloi e 105-ta në radhë. Mundësi Sait Prizreni mbajti flamurin kuqezi. Në Londër, më 2012, Shqipëria shkoi me 10 sportistë të pesë sporteve: peshëngritje, qitje, not, xhudo dhe atletikë e lehtë. Rezultati më i mirë u arrit sërish në peshëngritjeje me Briken Çaljan dhe Majlinda Kelmendin.Në Rio 2016, Shqipëria mori pjesë me 6 sportistë. Atletja shqiptare Luiza Gega mbajti flamurin shqiptar. Në Lojërat Olimpike 2020, në Tokio, Japoni Shqipëria u përfaqësua nga nëntë atletë.Në Lojërat Olimpike 2020, në Tokio (Japoni), Shqipëria u përfaqësua nga nëntë atletë. Në Lojërat Olimpike Dimërore, Shqipëria mori pjesë për herë të parë në vitin 2006, të njohura zyrtarisht si Lojërat XX Olimpike Dimërore në Torino. Sportisti Erion Tola ka përfaqësuar Shqipërinë në lojërat e vitit 2006, 2010, 2014, 2016, 2018. Suela Mëhilli është e vetmja femër që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike Dimërore 2014, 2018.Lojërat Olimpike Dimërore 2014 u mbajtën në Sochi, 7 deri më 23 shkurt 2014. Shqipëria u paraqit me 2 sportistë: Suela Mëhilli dhe Erion Tola.Lojërat XXII Olimpike Dimërore 2018 u mbajtën nga 9 deri më 25 shkurt 2018 në Korenë e Jugut. Shqipëria u paraqit me 2 sportistë: Suela Mëhillin dhe Erion Tolën.Në Lojërat XXIII Olimpike Dimërore “Pekin 2022”, Shqipëria u përfaqësua nga skiatori shqiptar Denni Xhepa. Shqipëria mbetet ndër të paktat shtete evropiane që nuk njohin ende asnjë medalje olimpike.Lojërat Olimpike Speciale janë një lëvizje ndërkombëtare, që synon të ndryshojë jetën e njerëzve me aftësi të kufizuara intelektuale përmes sporteve.Lojërat Paraolimpike janë një lëvizje ndërkombëtare për pjesëmarrjen e njerëzve me aftësi të kufizuara fizike. Në vitin 1992 u formua Komiteti Paraolimpik Shqiptar, ndërsa Olimpiada e parë shqiptare e sportistëve me aftësi të kufizuar u zhvillua në 27 maj në stadiumin “Qemal Stafa”, Tiranë. Këta sportistë kanë përfaqësuar vendin në disa veprimtari evropiane dhe botërore.Kontrolloni njohuritë që keni marrë 1. Flisni për pjesëmarrjen e Kosovës në Lojërat Olimpike Verore dhe Dimërore.2. Flisni për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Lojërat Olimpike Verore dhe Dimërore.3. Renditni disa sportistë olimpikë shqiptarë.VeprimtariGjykoni një aktivitet sportiv mbështetur në parimet e “fair play”-t.DiskutimJepni shembuj ku shokë me aftësi ndryshe janë përfshirë në aktivitete në shkollë. Aktivitet individualKrijoni një album me fotografi nga sportistë të njohur olimpikë kosovarë dhe shqiptarë. Erion Tola dhe Suela Mëhilli39
                                
   35   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45