Page 42 - Demo
P. 42


                                     Fitnesi si koncept dhe rëndësia e tijSporti është një e drejtë për të gjithë individët, pa dallim klase apo race, me qëllimin që nëpërmjet tij, të përmirësojnë gjendjen e tyre fizike, shëndetësore e funksionale. Që në lashtësi, edukimi i të rinjve synonte shëndetshmërinë e tyre fizike e funksionale.Hipokrati, babai i mjekësisë, qysh në shek. V, shkruante mbi rëndësinë e ushtrimeve dhe aktivitetit fizik për shërimin e shumë sëmundjeve. Rekomandohej ushqimi i shumëllojshëm, gjumi i rehatshëm, me qëllim marrjen e shëndetit dhe kënaqësisë.Në shekullin XX, filloi shoqërimi i ushtrimeve edhe me muzikë. “Stërvitja përmes fitnesit” si koncept për herë të parë u përdor nga Këshilli i Evropës më 1966-ën, për përfshirjen e të gjitha moshave, gjinive, me qëllim praktikimin e sportit për gjatë gjithë jetës. Pa dyshim që të gjithë e dimë se aktiviteti fizik zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kronike, përmirëson ekuilibrin dhe koordinimin, jep shëndet fizik dhe mendor. Këto përfitime i marrim pavarësisht nga mosha, gjinia apo aftësia jonë fizike. Fitnes rrit kapacitetin aerobik të punës së muskujve, nëpërmjet lëvizjeve ciklike. Rrit efektshmërinë e grupeve të ndryshme të muskujve, me anë të ushtrimeve dinamike dhe statike-dinamike. Fitnesi rrit përkulshmërinë e artikulacioneve, duke i bërë ato të shëndetshme. Relakson muskujt, tendinat dhe ligamentet nga ngarkesa, duke i ruajtur ato nga dëmtimet.Fitnes fizik do të thotë ushtrim i trupit për të përballuar aktivitetet e ndryshme të përditshmërisë. Fitnesi fizik kërkon ushqim të shëndetshëm, si dhe alternim të aktivitetit fizik, herë të lehtë, herë të fuqishëm.Fjalë kyçe:fitnes, sëmundjekronike, hapësirarekreative, kapacitet aerobik, fitnes fizik, fitnes mendor.2.8 Fitnesi dhe shëndetiNxënësi/ja:■ shpjegon termin “fitnes” dhe rëndësinë e tij;■ përshkruan strukturën e fitnesit;■ njeh karakteristikat e fitnesit. Fitnesi emocional dhe ai mendorFitnesi emocional është aftësia për t’u ndeshur pozitivisht me vështirësitë e jetës, të përballosh emocionet, t’i shprehësh dhe t’i menaxhosh ato. Shëndeti emocional, ashtu si shëndeti dhe mirëqenia fizike, kërkon punë, disiplinë dhe praktikë. Është e rëndësishme që për të mbrojtur 40
                                
   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46