Page 43 - Demo
P. 43


                                    EDUKIMI FIZIK 10dhe zhvilluar shëndetin emocional, duhet vetëkujdes për rritjen e vetëvlerësimit. Veprimtaritë krijuese dhe kreativiteti në natyrë janë ideale për këtë lloj fitnesi. Fitnesi mendor është aftësia për të menaxhuar mënyrën e të menduarit, për të marrë vendime dhe për të bërë zgjedhjen e duhur, duke ju përmbajtur rregullave dhe ligjeve të shoqërisë.Shëndeti mendor dhe ai emocional nënkupton mirëqenie të përgjithshme psikologjike. Si ndiheni? Si i menaxhoni ndjenjat tuaja? Si i keni raportet në shoqëri dhe familje? Përgjigjja e këtyre pyetjeve tregon nivelin e shëndetit tuaj emocional dhe mendor. Elementet e fitnesitJu mund të stërviteni sistematikisht, por mënyra e ushtrimit ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin dhe nivelin e stërvitjes. Mund të stërviteni me mjete stërvitore dhe pesha të ndryshme, mund të ushtroheni me vegla, mund të ushtroheni për përkulshmërinë dhe elasticitetin e trupit. Duke i alternuar këto elemente, sipas rregullave dhe qëllimeve për të cilat ushtroheni, përfitimet janë të mëdha. Kur ushtroheni me pesha, zhvilloni masën dhe forcën muskulore; nëse kryeni veprime lëvizore dinamike, pa pesha (akrobaci, dans, vallëzim), ushtroni aftësitë koordinative, kjo njihet me emrin aerobi. Kur ushtroheni në pozicione statike, duke shkriftuar muskujt, apo duke u dhënë përkulshmëri artikulacioneve, forconi aparatin lëvizor mbështetës, rritni lëvizjet psikomotore, që janë të domosdoshme në jetën e përditshme. Sidomos për adoleshentët, fitnesi sjell dobi të mëdha fizike dhe emocionale.41
                                
   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47