Page 44 - Demo
P. 44
EDUKIMI FIZIK 10Kontrolloni njohuritë që keni marrë 1. Ç’kuptoni me fitnes?2. Cila është rëndësia e fitnesit për shëndetin?3. Cilat janë elementet e fitnesit?4. Cilat janë karakteristikat e fitnesit?VeprimtariNdahuni në grupe dhe renditni disa veprimtari të fitnesit fizik, emocional, mendor dhe rëndësinë e tyre. Shkëmbeni informacionin midis grupeve.DiskutimAdoleshenca dhe aktiviteti rekreativ.Aktivitet individualMerrni njohuri shtesë nga interneti apo librat mbi fitnesin fizik të përgjithshëm dhe programet e tij. Fitnesi dhe edukimi aerobik Aktiviteti quhet aerobik kur kryhet në prani të oksigjenit. Këtu futen ecjet, vrapimet në natyrë, noti, çiklizmi, ushtrimet në ujë, boksi, aerobia dhe kërcimet. Ushtrimet aerobike quhen ndryshekardio. Ato forcojnë zemrën dhe mushkëritë, ulin kolesterolin, zvogëlojnë rrezikun për diabetin e tipit 2, përmirësojnë sistemin imunitar dhe ulin tensionin e gjakut. Gjatë ushtrimit aerobik, zemra rreh fort dhe marrim frymë me vështirësi, gjaku i pasur me oksigjen kalon drejt muskujve për t’i vënë ata në lëvizje. Muskujt kanë më shumë efikasitet kur bëni stërvitje të rregullt aerobike. Kujdesuni vazhdimisht për mbingarkesën, e cila do të sillte probleme për ju. Për këtë arsye, stërvitja duhet drejtuar nga specialisti, i cili është kompetent për të programuar stërvitjen. Fitnesi dhe edukimi anaerobikAerobik do të thotë me oksigjen dhe veprimtaritë anaerobike, pa oksigjen. Ushtrimi anaerobik është kur ushtrimi kryhet me ndalim për pak çaste të frymëmarrjes, si p.sh. ngritja e peshave për përmirësimin e forcës, sprintet, ngjitja e shkallëve pa ndalesë, pompat, kërcimet me litar etj. Stërvitja anaerobe përdor më pak oksigjen për t’u ushtruar. Në të gjitha ushtrimet, ju duhet të kryeni frymëshkëmbimin, por anaerobia nuk ka të bëjë me frymëmarrjen, por më tepër me përmbajtjen e oksigjenit në fijet muskulore. Karakteristikat e fitnesitProgramimi i stërvitjes ndërtohet në përputhje me moshën, gjininë, nivelin e përgatitjes fizike, shëndetshmërinë etj. Edhe në shkollë, mësuesi/ja, në bazë të matjeve antropometrike e fizike, ndërton strategjitë dhe ngarkesën në orën e mësimit.42

