Page 45 - Demo
P. 45


                                     Njohuri mbi aftësitë në moshën tuajGjatë kryerjes së veprimtarive të ndryshme lëvizore, shfaqen disa aftësi që lidhen me cilësitë fizike, si: forca, përkulshmëria apo fleksibiliteti, shpejtësia, rezistenca dhe qëndrueshmëria; cilësitë koordinative si: ekuilibër, orientim, ritmi; cilësi konjitive si: marrja e vendimeve shpejt, vendosmëria; cilësi emocionale si: guximi, entuziazmi, shpirti i garës.Në moshën tuaj ndodh stabilizimi i zhvillimit psiko-motor. Ju do keni përmirësim të parametrave funksionalë të qarkullimit të gjakut, gjëndrat endokrine dhe frymëmarrjes. Vëllimi maksimal i përdorimit të oksigjenit arrin në treguesit më optimalë moshorë. Kapaciteti fiziologjik zhvillohet më tej në drejtim të forcës muskulore, përkulshmërisë dhe qëndrueshmërisë anaerobe. Te femrat kemi shtesë të indit dhjamor për arsye të çrregullimit të metabolizmit të yndyrnave. Aftësitë koordinatave rriten duke dhënë mundësi të ekzekutimit të skemave të ndërlikuara lëvizore. Fjalë kyçe:forcë, shpejtësi, qëndrueshmëri, fleksibilitet, performancë, shëndetshmëri.2.9 Cilësitë fizike të forcës, shpejtësisë, qëndrueshmërisë dhe përkulshmërisëNxënësi/ja:■ shpjegon aftësitë që zhvillohen në adoleshencë;■ ilustron cilësitë fizike me shembuj përkatës;■ praktikon ushtrime për zhvillimin e këtyre cilësive. Cilësia e forcësForca aftësia e muskulit për të prodhuar nivelin më të lartë të forcës në një periudhë të shkurtër kohe. Ushtrimi me qëllim rritjen e forcës rrit masën muskulore, rrit qëndrueshmërinë e kockave e të ligamenteve me tendinat, rrit fuqinë kontraktuese të muskulit, zbukuron posturën, tonifikon muskujt, përballon më lehtë ngarkesat rutinë, redukton traumat e muskujve e të nyjave, parandalon sëmundje që vijnë si pasojë e mosaktivitetit. Absolutisht ju duhet ta kryeni nën kujdesin e mësuesit/es apo të specialistit rritjen e forcës, kombinimin me frymëmarrjen, ekzekutimi korrekt i ushtrimit, kapja e mjeteve, pozicioni i trupit etj. Në zhvillimin e forcës luan rol stërvitja me pesha dhe stërvitja e rezistencës. Te vajzat zhvillimi i forcës mund të fillojë që në pubertet, me një stërvitje të mëtejshme në adoleshencë. Te djemtë arritjet më të mira në forcë vijnë në adoleshencë.43
                                
   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49