Page 46 - Demo
P. 46


                                    EDUKIMI FIZIK 10Stërvitja me peshën e trupit është gjithashtu shumë e mirë. Volumi dhe intensiteti përcaktohet nga trajneri. Cilësia e shpejtësisëShpejtësia e lëvizjes hyn te komponentët motorë të fitnesit, së bashku me shkathtësinë dhe koordinimin lëvizor të lëvizjes. Edukimi i saj sjell performimin më të shpejtë të teknikës. Ajo zhvillohet duke synuar maksimumin e mundshëm. P.sh., për të zhvilluar shpejtësinë maksimale në vrapime, kryhen vrapimet e shkurtra. Vrapimet e shpejtësisë, sprintet (10 m, 20 m, 30 m, 40 m), sllallomet, stafetat, lojërat sportive, ushtrimet pliometrike dhe reagimet e shpejta rrisin këtë cilësi.Testi që ju kryeni në edukim fizik 10 x 5 m me ndryshim drejtimi, është tregues i nivelit të shpejtësisë dhe shpejtësisë së reagimit. Cilësia e përkulshmërisë Nga studiues të ndryshëm të fushës së sportit, përkulshmëria quhet ndryshe edhe elasticitet apo fleksibilitet, por të gjitha shprehin aftësinë e muskujve, tendinave dhe ligamenteve, për të kryer lëvizje me shtrirjen më të madhe të mundshme. Ajo është aftësia e shtrirjes së lëvizjes, që mund të kryejnë gjymtyrët e sipërme, të poshtme dhe shtylla kurrizore. Elasticiteti hyn tek komponentët morfologjikë të fitnesit dhe është ndoshta cilësia më e rëndësishme për një shëndet të mirë. Stërvitja për elasticitetin e trupit është shumë e rëndësishme, nëse praktikohet për të rritur forcën ose qëndrueshmërinë. Elasticiteti kontribuon në arritjet në sporte të tjera, ruan organizmin nga dëmtimet, duke rritur këndet e lëvizjes së artikulacioneve, diapazonin e lëvizjes.Për të rritur përkulshmërinë, përdoren ushtrime të shtrirjes, apo streçingut pasiv dhe aktiv. Në streçingun pasiv, shpejtësia është e ngadaltë dhe konstante. Pozicionet e streçimit shtrijnë muskulin përtej pikës normale të rezistencës dhe mbahen për 30 sek., në mënyrë që përfitimi të jetë i madh dhe ruajtja nga dëmtimet të jetë maksimale. Më pak se 10 sekonda. nuk do të keni asnjë përfitim. Në streçingun aktiv, lëvizjet janë më të shpejta dhe përfshihen lëvizje në varësi të sportit që do të kryesh.44
                                
   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49   50