Page 47 - Demo
P. 47
EDUKIMI FIZIK 10Aktiviteti më i mirë për të shtuar fleksibilitetin është joga, e cila mbështetet mbi ushtrimet, frymëmarrjen dhe meditimin. Ushtrimet e jogës janë të dizenjuara për të stërvitur sistemet trupore, duke ndikuar në shëndetin e njeriut. Përfitimet prej saj janë fizike dhe emocionale, si: posturë të rregullt, zhvillimi i forcës, rrit përqendrimin, energjinë, krijon balancë emocionale etj. Ushtrimet e mëposhtme janë efikase për të shtuar përfitimet fizike dhe emocionale për trupin, por duke u ushtruar në përditshmëri.Kontrolloni njohuritë që keni marrë Pse është e rëndësishme të rritësh cilësitë e sipërpërmendura?VeprimtariVetëvlerësim. Praktikoni testin “shuttle run” dhe vëreni sa të shpejtë jeni dhe sa shpejt reagoni. DiskutimPostura e gabuar dhe problemet që sjell ajo. Si ta forconi atë?Aktivitet individualHulumtoni në internet në lidhje me fitnesin kardiovaskular dhe vlerësimin e VO2. Cilësia e qëndrueshmërisëQëndrueshmëria është aftësia për të përsëritur për një kohë të gjatë ushtrimin e forcës. Ajo kuptohet si aftësia e muskulit për të luftuar lodhjen për një periudhë të zgjatur në kohë. Zhvillon forcën muskulore dhe mirëqenien shëndetësore. Qëndrueshmërinë e kemi aerobike dhe anaerobike. Në orën e Edukimit Fizik, ju kryeni teste të qëndrueshmërisë, siç është ulje ngritje me krahët (pushup), palosje për muskujt e barkut për 60 sek. (curl-up). Vrapimet e mesme e të gjata, vrapimi Cooper, rrisin këtë cilësi.Për të rritur qëndrueshmërinë duhet të keni parasysh të zgjidhni ushtrimet e duhura, radhën e kryerjes së tyre, pushimet për rikuperim, frymëmarrjen gjatë dhe midis ushtrimeve, ngarkesën etj. 45

