Page 48 - Demo
P. 48


                                     Historiku i zhvillimit të sporteve luftarakeSportet luftarake kanë ekzistuar që në kohët e lashta. Veprimet dhe lëvizjet e mbrojtjes e të luftimit janë të lidhura me zhvillimin e njeriut. Natyra përsoste lëvizjet instinktive të mbrojtjes, sulmit, përleshjes etj. Organizimi shoqëror kaloi në disa etapa zhvillimi, nga kopeja primitive në bashkësinë gjinore, ku u zhvilluan besimet magjike, të mbinatyrshme, të cilat më pas morën karakter fetar. Në nderim të perëndive organizoheshin ceremoni dhe festa ku kryheshin ushtrime, kërcime, imitime të skenave të gjuetisë dhe të përleshjes me kafshët. Statujat qeramike që u përkasin viteve 3500 p.e.s, tregojnë se vendet e Lindjes përdornin një lloj vallëzimi të quajtur Kung Fu. Në Japoni u zhvilluan më së shumti noti dhe lundrimi për shkaqe gjeografike, ndërsa nga ana ushtarake, edukimi fizik u praktikua prej luftëtarëve samuraj. Ata ishin njerëzit më të aftë, me virtyte dhe ideale të larta. Artet kryesore marciale u konkretizuan me skermën (Kendo), luftimi me shkopinj (Bo-jutsu), Ju-jutsu (arti i lëvizshmërisë) që çuan në aktivitetet kryesore si: karate (goditje me duar bosh), sumo (mundje), xhudo (Ju-do). Këto sporte kishin si qëllim të zhvillonin trupin, shpirtin dhe aftësinë mbrojtëse. Çdo kontinent ka tradita e zakone të ndryshme sa u përket arteve luftarake.Kontinenti me traditën më të njohur të arteve marciale është Azia. Aty është krijuar arti më i fortë luftarak apo “mbreti” i arteve marciale ‘’Kung-Fu’’, duke vazhduar me sportet luftarake olimpike taekundo (sport parcial tradicional korean), karate, xhudo etj. (shumë arte marciale praktikohen si aktivitete sportive).Xhudo është një lloj mundjeje japoneze, e cila do të thotë “mënyrë e butë”. Ky lloj stili dallon nga artet e tjera marciale, sepse është luftim pa armë. Federata e xhudos u krijua në vitin 1951. Si sport olimpik, ajo u fut në vitin 1972, në Lojërat Olimpike të Munihut. Si sport garues për femra u fut në lojërat e Barcelonës, më 1992-in. Në sportin e xhudos, suksesi arrihet nga forca, shpejtësia dhe koordinimi. Në Kosovë, xhudoja është sporti i parë dhe më i suksesshëm, që ka sjellë shumë medalje nga lojërat evropiane, mesdhetare dhe olimpike. Vlen të përmendim disa sportistë, si: Majlinda Kelmendi (ka fituar 32 medalje të arta në gara të mëdha të xhudos, 6 të argjendta dhe 8 të bronzta, gjatë gjithë karrierës deri në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”). Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi (në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” i sollën Kosovës dy medalje të arta). Xhudistja Loriana Kuka (fitoi medaljen e tretë të artë për Kosovën në “Oran 2022”) etj. Sporte të tjera të suksesshme janë edhe karateja, boksi e mundja. Në Shqipëri, ky sport nuk ushtrohej. Pas ndryshimeve demokratike që ndodhën më 1995-ën, u krijua Federata e Arteve Marciale pranë KOKSH-it. 2.10 Sportet luftarake dhe rëndësia e tyreNxënësi/ja:■ përshkruan zhvillimin historik të sporteve luftarake;■ demonstron elementet taktike në sulm dhe mbrojtje në sportin luftarak të xhudos;■ krijon album me fotografi dhe ngjarje mbi zhvillimin e sporteve luftarake në vendin tonë.Fjalë kyçe:sport luftarak, aftësi mendimi, aftësi gjykimi, orientim, cilësi karakteri, histori e sportit.46
                                
   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52