Page 49 - Demo
P. 49
EDUKIMI FIZIK 10Kontrolloni njohuritë që keni marrë 1. Përshkruani zhvillimin historik të sporteve luftarake.2. Demonstroni nën asistencën e mësuesit/es elementet taktike në sulm dhe mbrojtje në sportin e xhudos.DiskutimCilin prej këtyre sporteve: boksit, mundjes apo xhudos, keni dëshirë të praktikoni? Argumentoni pse.Aktivitet individualHulumtoni dhe merrni informacion nga mësuesi/ja juaj, mbi sportin e karatesë dhe teknikat që përdoren. Rëndësia e sporteve luftarakePraktikimi i arteve marciale sjell përfitime fizike, mendore dhe shpirtërore. Artet marciale nuk shërbejnë vetëm për vetëmbrojtje, por ndihmojnë edhe në shëndetin e të përgjithshëm. Me anë të tyre, ruajmë dhe zhvillojmë shëndetin mendor. Kjo bëhet përmes studimit të teknikave të duhura të frymëmarrjes, meditimit të vazhdueshëm dhe praktikës, duke vlerësuar parimet gjatë gjithë jetës sonë, si nderi, respekti, guximi dhe këmbëngulja. Njohuri mbi teknikën në sportin e xhudos Në sportin e xhudos dhe karatesë, suksesin e përcakton forca, shpejtësia dhe koordinimi. Elementet kryesore teknike të dyluftimit në këmbë janë: qëndrimet; kapjet; lëvizjet; rëniet dhe hedhjet. Elementet kryesore teknike të dyluftimit në tokë janë: teknika e levave; teknika e mbajtjes.Fillimisht mësohen: qëndrimi natyror (këmbët e hapura sa gjerësia e shpatullave, pesha e shpërndarë mbi të dyja këmbët; qëndrimi mbrojtës (këmbët paksa më të hapura, gjunjët e thyer lehtësisht; qëndrim me këmbën e djathtë e pastaj me të majtë para.Kapjet themeloreMe dorën e djathtë kapim jakën, e me të majtën kapim kimonon e dorës së djathtë të kundërshtarit, në lartësinë e bërrylit. Kapja tjetër, po si kjo më sipër, por këmba e djathtë del pak përpara.Kapjet mbrojtëse janë po si më sipër, por këmbët janë pak më të hapura dhe trupi i lakuar në gjunjë e në ije, duke nxjerrë para herë këmbën e djathtë e herë të majtën.Në vazhdim mësohet kryerja e hapit para-anash dhe kapërdimja me rënie para. Amortizimi i veprimit kryhet me dorën e majtë dhe supin e djathtë.Rënia prapa kryhet duke mbajtur krahët para me pëllëmbë poshtë, pesha kalon prapa duke rënë në dyshek dhe duke amortizuar rënien me përplasjen e duarve në të.Hedhjet në krah janë veprime sulmi, ku nga qëndrimi natyror, e tërheqim kundërshtarin nga vetja dhe lëshojmë jakën e tij, duke vendosur krahun nën sqetullën e tij. Këmba e majtë bën lëvizje rrethore dhe vendoset prapa së majtës së kundërshtarit. Kthim dhe puthitje me shpinën e kundërshtarit, duke e tërhequr atë dhe duke e përplasur në tokë.47

