Page 50 - Demo
P. 50


                                    Sportet kolektive apo ekipore, luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e karakterit dhe të personalitetit të individit. Në një ekip, rëndësi parësore merr loja dhe suksesi i tij. Stërvitja në skuadër ndihmon në zhvillimin e aftësive: menaxhim situatash, komunikim i hapur dhe i qytetëruar, krijim besimi, përgjegjshmëri ndaj partnerit, skuadrës etj. Sporte si basketbolli, volejbolli, futbolli, hendbolli ndihmojnë në zhvillimin e cilësive pozitive dhe kanë një sërë përfitimesh të tjera.Loja e basketbollit lindi në kolegjin e Springfilldit, më 1891-shin. James Naismith-it, arsimtar i edukimit fizik, iu kërkua që të gjente një sport, i cili mund të luhej në salla të mbyllura, me qëllim që skuadra e ragbisë të mund të stërvitej gjatë dimrit. Kështu lindi “basketbolli”, që do të thotë “topi në shportë”. atëherë, basketbolli u përhap në mbarë botën.Në Kosovë, basketbolli ka filluar të luhet në vitet 1944 - 1945, në Prizren. Elementet teknike të lojës së basketbollitBasketbolli është një lojë që ka ritëm të lartë dhe ndryshim situatash të njëpasnjëshme. Kreativiteti i lojtarit dhe cilësitë e arrira fizike, i japin superioritet atij mbi kundërshtarin dhe fitoren.Teknika në këtë sport lidhet me manovrimet me topin, manovrat, të cilat kërkojnë shprehi lëvizore specifike. Elementet teknike të basketbollit janë: a. lëvizjet në fushë (lëvizjet në fushë janë pa top dhe me top); b. mbajtja, kapja dhe pasimi i topit; c.driblimi; d. gjuajtja në kosh.Lëvizjet në fushë përfshijnë qëndrimin themelor të basketbollistit; ecjet dhe vrapimet; kërcimet; ndalimet; ndërrimet e drejtimit dhe kthesat. Qëndrimi themelor është pozicioni bazë nga i cili niset pothuajse çdo veprim në sulm ose për mbrojtje. Spostimet, kërcimet nga vendi e në lëvizje, kthimet, përdoren gjerësisht në mbrojtje e në sulm. Ndalimet me një hap, me dy hapa përdoren gjerësisht në sulm, me qëllim shkëputjen nga mbulimi i kundërshtarit. Ndërrimet e drejtimit me ose pa top përdoren shpesh në sulm për të mënjanuar mbrojtësin.Mbajtja, kapja dhe pasimi i topit klasifikohen në: kapjen e topit në vend e në lëvizje; kapja e topit me një ose dy duar; me rrokullisje; me përplasje në tokë etj. Pasimi kërkon koordinim midis kohës së dhënies së topit dhe marrjes nga lojtari tjetër, që të jetë i saktë.Driblimi është mënyra për të lëvizur në fushë. Ai kërkon kombinim të lëvizjes së këmbëve me të duarve dhe duhen zotëruar shkathtësi për kalimin e kundërshtarit. Ai duhet mësuar me të dyja duart. Kemi driblim të ulët, të lartë, me ndalesa, me ndërrim duarsh etj.2.11 BasketbolliNxënësi/ja:■ njeh lojtarët e ekipit kombëtar të basketbollit dhe arritjet e tyre;■ hulumton historikun e një klubi basketbolli;■ praktikon skema të ndryshme në sulm dhe në mbrojtje.Fjalë kyçe:sport ekipor, elementet e lojës, sport ritmik, teknika dhe taktika, gjuajtje në kosh.48
                                
   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53   54