Page 51 - Demo
P. 51


                                    EDUKIMI FIZIK 10Gjuajtja është element teknik, i cili konkretizon veprimet kolektive të skuadrës me realizimin e gjuajtjes në kosh. Gjuajtja kërkon koordinim të mirë neuro-muskular, gërshetim të disa faktorëve si: ekuilibri, orientimi në distancë, forca shtytëse e krahëve, trajektorja e lëshimit të topit deri në kosh. Gjuajtjet i kemi: në vend, në lëvizje, me kërcim. Këto kryhen me dhe pa tabelë.Mësimi i këtyre elementeve kryhet me anë të kombinimeve të tyre në skema të ndryshme ushtrimore. Rreth mbrojtjes në basketboll Mbrojtja ka disa faza:1. Ekuilibri mbrojtës, ku merren masa mbrojtëse qysh në kohën e organizimit të gjuajtjes në kosh.2. Humbja e zotërimit të topit. Kjo mund të jetë normale pas realizimit të koshit, kur kundërshtari vepron me më shumë mbrojtës se sulmues, apo kur kundërshtari hyn në zotërim të topit duke shfrytëzuar gabimin e mbrojtjes apo zotësitë e veta.3. Ndalimi i një kundërsulmi.4. Tërheqja në mbrojtje me shpejtësi dhe organizimi i saj.5. Lufta në tabelë. Veprimet taktike individuale kryesore janë: a. Mbulimi i sulmuesit pa top, me qëllim pengimin e lëvizjes së tij lirisht në fushë. Për ta realizuar mirë këtë, mbrojtësi duhet të ketë një pozicion të mirë mbrojtës, të përdorë elementet teknike të lëvizjes në fushë, të shoqërojë vazhdimisht kundërshtarin në zonën që mbron.b. Mbulimi i lojtarit kundërshtar që ka topin, me qëllim pengimin e depërtimit në zonë dhe realizimit të koshit prej tij.  Veprimet taktike kolektiveVeprimet taktike kolektive kanë për qëllim koordinimin e veprimeve individuale të dy ose më shumë mbrojtësve, për realizimin e detyrave në mbrojtje. Disa prej veprimeve kryesore janë: a. Ndarja e lojtarëve në mbrojtje për të krijuar një ekuilibër fizik dhe taktik, duke mbuluar kundërshtarin sipas cilësive të tyre fizike dhe taktike. b. Mbrojtja në rastin e epërsisë numerike nga kundërshtari, ku 1, 2, 3 mbrojtës përballojnë sulmin e 2, 3, 4 sulmuesve.c. Ndërrimi i kundërshtarit për arsye taktike.Organizimi dhe koordinimi i veprimeve të lojtarëve në mbrojtje, të mbështetur mbi rregulla dhe parime quhet sistem mbrojtës.  Sistemet kryesore në mbrojtje janë: a. Mbrojtja secili të vetin (STV), ku secili lojtar mbulon një lojtar sulmues të veçantë. Ky sistem mbrojtjeje mund të aplikohet në çdo pjesë të fushës. Mbrojtësi gjendet gjithë kohës midis sulmuesit dhe koshit, duke ndjekur qarkullimin e sulmuesit, por rrallë mund të ndihmojë edhe skuadrën në situata të ndryshme.b. Mbrojtja zonale është sistemi i mbrojtjes, ku një lojtar mbron një pjesë të veçantë të fushës.Ky sistem ka rezultat kur të pestë lojtarët veprojnë bashkë dhe në varësi të lëvizjeve të njëri-tjetrit.Varianti më i përdorur i mbrojtjes zonale është 2-1-2.c. Mbrojtja e kombinuar është sistemi mbrojtës ku një apo më shumë mbrojtës veprojnë sipas parimit STV, kurse të tjerët sipas mbrojtjes zonale. Kjo mbrojtje përdoret në raste të veçanta.d. Mbrojtja presing zakonisht aplikohet nga skuadra që të hyjë në zotërim të topit, ose të vonojë 49
                                
   45   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55