Page 52 - Demo
P. 52
EDUKIMI FIZIK 10Kontrolloni njohuritë që keni marrë 1. Cilat janë elementet teknike të basketbollit?2. Përshkruani fazat dhe sistemet e mbrojtjes.3. Përshkruani format dhe sistemet e sulmit.VeprimtariPraktikoni skema të ndryshme në sulm dhe në mbrojtje.Aktivitet individual■ Identifikoni klubet dhe shkollat e basketbollit që gjenden në zonën ku banoni.■ Cilët janë lojtarët e ekipit kombëtar të basketbollit, në Republikën e Kosovës? sulmin kundërshtar. Kjo ekzekutohet në të gjithë fushën, në ¾ e saj. Kjo mbrojtje është mjaft agresive dhe kërkon aftësi të mira teknike nga lojtarët që e aplikojnë. Sulmi në basketboll Sa herë që një lojtar zotëron topin, themi se skuadra është në sulm.Sulmi është bashkëveprim harmonik i gjithë skuadrës. Një skuadër ka mjaft mundësi për të hyrë në zotërim të topit (pas një gabimi të kundërshtarit, pas një koshi etj.). Realizimi i një sulmi varet nga shpejtësia e kalimit nga mbrojtja në sulm; nga qarkullimi i topit dhe i lojtarit në sulm; nga ndryshimi i ritmit të lojës. Format e sulmitVeprimet e para që mësohen janë çmbulimi, driblimi, depërtimet me a pa top, gjuajtja në kosh, lufta në tabelë. Kombinimet taktike kolektive janë: pasimet, kombinimet, bllokazhet, kryqëzimet, dublazhet etj.Format e sulmit janë:a. Kundërsulmi. Është një lloj sulmi, ku skuadra që zotëron topin kërkon të sulmojë me shpejtësi, pa i lënë kohë kundërshtarit të organizohet për mbrojtje. Kjo është forma më e lehtë e sulmit për të realizuar pikë.b. Sulmi i shpejtë është forma e sulmit, ku skuadra që zotëron topin përpiqet me shpejtësi të zërë në befasi mbrojtjen kundërshtare, me qëllim shënimin e pikës. Për të pasur sukses, duhet që pasimi dhe lëvizjet të kryhen me shpejtësi. A B1 32Një shembull i kundërsulmit 3 me 26745O FCBA8OA BO OMbrojtja secili të vetin (STV), Mbrojtja zonale 2 me 350

