Page 53 - Demo
P. 53


                                     FutbolliFutbolli i ka rrënjët në antikitet. Grekët e quanin “Sphara”, ndërsa romakët “Ollis”. Më vonë, në Itali, pasi u përpunua si version, u quajt “calcio”. Futbolli që ne njohim, u shpik në Angli në 1848-ën. Klubi i parë i futbollit ishte “Shefileld”, në vitin 1863. Në programin zyrtar të Lojërave Olimpike, futbolli u fut më 1908-ën, në Los Anxhelos. Ai ka rregulla të thjeshta dhe është shumë popullor në botë, me 209 shtete anëtare të FIFA-s. Për herë të parë, për femra, ai u luajt në vitet 1900. Futbolli për femra u bë pjesë e Lojërave Olimpike vetëm më 1996-ën. Deri më sot, futbolli për femra zhvillohet në 70 vende të botës. Përmasat e fushës janë të njëjta me ato të fushës ku luajnë meshkujt, por minutazhi është 80 minuta, jo 90. Në thelb, futbolli luhet nga dy skuadra. Si të gjitha sportet kolektive, kjo lojë mbështetet në rregulla dhe parime. Gjatë lojës në fushë, çdo ekip duhet të ketë 11 lojtarë dhe lejohen të kryhen tri ndërrime, për të zëvendësuar ndonjë lojtar që mund të dëmtohet, ose që trajneri mendon ta ndërrojë. Secila skuadër ka një kapiten. Shkeljet e rregullores kanë ndëshkimet përkatëse, që bëhen nga gjyqtari i ndeshjes. Rolet e lojtarëve në një ekip futbolli, sipas vendit ku luajnë, janë: sulmuesi i majtë, qendërsulmuesi, sulmuesi i djathtë, mesfushori i qendrës, mesfushori i djathtë, mesfushori i majtë, mbrojtësi i majtë, qendërmbrojtësi, mbrojtësi i djathtë, portieri. 2.12 FutbolliNxënësi/ja:■ shpjegon elementet teknike në sulm dhe në mbrojtje;■ përshkruan historinë e një klubi futbolli;■ praktikon taktika dhe strategji në sulm dhe në mbrojtje.Fjalë kyçe:lojë popullore, strategji në sulm dhe në mbrojtje, elemente të lojës, lëvizje taktike, markim zonal, gjuajtje në portë, markim. Elementet e lojës së futbollitDriblimi është element i sulmit, një nga teknikat bazë më të rëndësishme në futboll. Driblimi kërkon koordinim lëvizor, kreativitet, reagim të shpejtë, shkathtësi, shpejtësi, reflekse orientuese të shpejta. Driblimi apo udhëheqja e topit përdoret gjerësisht gjatë lojës. Ai kryhet me shputën e brendshme të këmbës, sepse kontrollohet me më shumë siguri. Ushtrohuni me ritëm të ngadaltë që vjen duke u shpejtuar, duke rritur reagimin e shpejtë, shkathtësi, orientim në kohë e hapësirë etj. Driblimi me shollë të vendosur mbi top, kryhet në dy mënyra: me tërheqje prapa 90 gradë dhe me tërheqje prapa 180 gradë.Pasimi dhe zotërimi i topit, janë elemente të sulmit. Zotërimi i topit është një nga bazat kryesore të suksesit të ekipeve botërore. Me anë të pasimit, topi duhet të arrijë saktësisht në zonën e sulmit. Këto kryhen në vend e në lëvizje. Pasimi bëhet me trinë të plotë dhe me pjesën e brendshme të këmbës në drejtim para, anash, prapa.Pranimet bëhen me shollë dhe pjesën e brendshme të shputës.51
                                
   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56   57