Page 54 - Demo
P. 54
EDUKIMI FIZIK 10Goditja e topit është veprim mbrojtës dhe sulmues, në varësi të situatës.Ajo kryhet me pjesë të ndryshme të këmbës, me kokë, me qëllim pasimin apo gjuajtjen në portë. Topi goditet me pjesën e brendshme e të jashtme të shputës.Gjuajtja kryhet nga vendi, në lëvizje, me shpejtësi dhe saktësi.Gjuajtja në portë është veprimi përfundimtar i një sulmi, qëllimi i të cilit është realizimi i golit.Ç’mbulimi nga mbrojtësi kundërshtar është i rëndësishëm, sepse krijon mundësinë e depërtimeve me top dhe pa top në zonën kundërshtare. Taktika e sulmit është individuale edhe grupore. Edhe pse sulmi individual aplikohet nga një lojtar, nuk përjashtohet pjesëmarrja aktive e lojtarëve të tjerë, me qëllim realizimin e golit. Markimi ose mbulimi është veprim që përdoret për mbrojtje. Markimi një për një apo individual, do të thotë të jesh përgjegjës për një lojtar të përcaktuar. Kjo mundëson realizimin e diagonales mbrojtëse (markoj dhe mbuloj), ku përveç kundërshtarit ndihmohen edhe shokët. Markimi zonal nënkupton vendosjen e lojtarit në një sektor të fushës, të cilin ai e mbulon. Çdo lojtar kundërshtar që hyn në zonën e tij, markohet nga lojtari përkatës, si me top, ashtu edhe pa top. Futbolli, lojë e strategjisë dhe e taktikave komplekseÇfarë është strategjia?Strategjia është një “Plan-lojë” i bazuar në pikat e forta dhe të dobëta të ekipit, sjellja e pritshme e kundërshtarit, kushtet e jashtme (fusha, moti etj.) dhe rregullat e lojës. Çfarë është taktika?Taktika në parim përmbledh veprimet specifike të individëve, grupeve përbërëse, apo të të gjithë ekipit. Taktika u referohet veprimeve të synuara që lejojnë realizimin e strategjisë, e cila mendohet se sjell fitoren. Strategjia bazë që çdo ekip futbolli planifikon për një lojë quhet plani i lojës. Çdo ekip ka deri në qindra strategji që janë përpunuar më përpara, për situata të paracaktuara. Gjatë lojës, këto strategji ndryshohen për t’iu përshtatur strategjisë së ekipit tjetër dhe evoluimit të ndeshjes. Parimet e lojës në sulm janë: a. skalionimi (vendosja e përshkallëzuar);b. depërtimi (afrimi te porta kundërshtare me pasim të saktë dhe fitim të hapësirës, manovra në thellësi);c. gjerësia (shfrytëzimi i gjithë fushës, që loja të zhvillohet në çdo zonë të saj);52

