Page 55 - Demo
P. 55


                                    EDUKIMI FIZIK 10d. lëvizshmëria (futbolli është lëvizje, e cila duhet të jetë e motivuar);e. paparashikueshmëria (edhe pse organizohen skemat, ato duhet të duken të papritura për kundërshtarin, duke bërë finte para një pasimi, finte në nisjen drejt një pike, mashtrim të kundërshtarit).Parimet e lojës në mbrojtje janë:a. skalionimi (mbrojtësi jo vetëm markon kundërshtarin, por mbulon edhe hapësirat për të cilat është përgjegjëse mbrojtja. Skalionimi mundëson mbulimin reciprok, duke ndihmuar kështu lojtarët e tjerë.);b. veprimet vonuese (kjo nënkupton ndërhyrjen për të ndryshuar kohën e lojës së kundërshtarit, duke e nxitur atë të luajë në mënyrë të shkujdesur dhe me më pak hapësirë për pasim.);c. përqendrimi (vendosja në formë hinke, e cila shton mundësinë e ruajtjes së zonës së rrezikshme të fushës);d. ekuilibri (ruajtja e mundësisë për mbulim reciprok në çdo rrethanë. Ndonjëherë mbulimi reciprok është më i rëndësishëm se markimi një për një.);e. kontrolli dhe kufizimi në mbrojtje (nuk duhet të tërhiqemi vetëm nga topi, nevojitet të kemi aftësi orientimi duke ndjekur në vazhdim pasojat e zgjedhjes sonë, vendimmarrjet gjatë lojës). Trajnerët përdorin formacione të ndryshme, ku hiqen dhe shtohen mbrojtësit, sulmuesit apo mesfushorët.Kontrolloni njohuritë që keni marrë 1. Tregoni disa nga rregullat kryesore të futbollit.2. Cilat janë elementet teknike të futbollit?3. Formoni një skuadër me lojtarë ndërkombëtarë dhe vendosini ata në një sistem të lojës.4. Përshkruani me fjalë kur një lojtar ndodhet në pozicion jashtë loje (offside).Aktivitet individual■ Bëni një përshkrim për sportin e futbollit dhe ndikimin në zhvillimin ekonomik. ■ Përshkruani historinë e klubit të futbollit të komunës suaj.Sistemi brazilian 4-2-4 Skema 4-2-3-1 Sistemi brazilian 4-2-453
                                
   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59