Page 56 - Demo
P. 56


                                    Hendbolli u krijua në Gjermani në fund të shekullit XIX, nga Konrad Koch, një instruktor gjimnastike. Hendbolli është sport kolektiv apo ekipor, i cili luhet ndërmjet dy skuadrave, me nga 7 lojtarë (6 lojtarë dhe portieri).Gjatë zhvillimit të lojës, lojtarët e një ekipi qëndrojnë jashtë 6-metërshit, duke mbrojtur portën, kurse ekipi tjetër lëviz topin jashtë 9-metërshit, duke u përpjekur që të organizojë sulmin.Loja e hendbollit luhet me dy pjesë, nga 30 minuta secila.Si lojë olimpike, hendbolli u fut më 1972 në Lojërat e Munihut, ndërsa për femra, në vitin 1976, në Lojërat Olimpike të Montrealit. Pasimet dhe gjuajtjet Është shumë e rëndësishme të mësohen aftësitë bazë të pasimit dhe gjuajtjes.Pasimi është një nga elementet themelore teknike. Një kalim duhet të jetë i saktë, i shpejtë dhe taktikisht i dobishëm. Llojet e pasimit varen nga situata. Bazuar në këtë, ka pasime nga vendi, pasime në lëvizje, pasime me kërcim para, pasime me kërcim vertikal.Hendbolli përfshin vrapimin, driblimin, kërcimin, gjuajtjen dhe kapjen e mbajtjen e topit. Hendbolli është sport ekipor dhe duket si një përzierje e shumë sporteve të tjera, por ka specifikat e veta që në mbajtjen e topit, ashtu edhe në elementet e tjera. Aftësitë motorike, si: sprintet, hedhjet, udhëheqja me top, gjuajtja, driblimi, mashtrimi, mbrojtja ose ruajtja e topit, konsiderohen në hendboll, si aspekte të rëndësishme të lojës që kontribuojnë në performancën e lartë të skuadrës. Veprimet lëvizore në fushë: a. lëvizje sulmuese (pasimi, driblimi, gjuajtja); b. lëvizje mbrojtëse (ruajtja e topit, bllokimi i kundërshtarit); c. teknika e portierit.Pasimi mund të jetë i shkurtër dhe e nisim në lartësinë e belit, mund të jetë i gjatë duke e nisur në lartësinë e supit. Pasimin nga vendi e kryejmë me një dorë sipër kokës, krahu i thyer në bërryl në 90o.Pasim me dy duar nga kraharori duke vendosur njërën këmbë para (topi duhet të vizatojë një ‘V’ imagjinare dorë-tokë-dorë). Synoni të përdorni njërën dorë si për kapje, ashtu edhe për driblim (dora e fortë).Lartësia e topit e bën të vështirë arritjen dhe ndërprerjen e pasimit nga kundërshtari. Këmbët janë të hapura sa gjerësia e shpatullave, gjunjët e përkulur. Driblimi në hendboll mund të jetë pothuajse identik me basketbollin, pasi nuk ka rregulla specifike. 2.13 HendbolliNxënësi/ja:■ shpjegon elementet teknike dhe format e sulmit dhe mbrojtjes individuale e grupore;■ përshkruan historinë e një klubi hendbolli;■ luan një ndeshje hendbolli dhe e përshkruan atë.Fjalë kyçe:sport kolektiv, aftësitë bazë, loja e portierit, lëvizje taktike, sistemet e mbrojtjes, realizim i gjuajtjes54
                                
   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59   60