Page 58 - Demo
P. 58


                                     Loja e volejbollit dhe elementet teknike Volejbolli është një lojë kolektive dhe luhet në dy skuadra me nga 6 lojtarë. Dimensionet e fushës janë 18 x 9 m, e ndarë me anë të rrjetës, e cila është e lartë 2,43 m për meshkuj dhe 2,24 m për femra.Volejbolli luhet me sete, i cili fitohet nga skuadra që realizon e para 25 pikë me diferencë minimale 2 pikë. Loja fitohet me tri sete; në rast barazimi 2-2, luhet seti final deri në 15 pikë. Aftësia për t’u zhvendosur shpejt nga njëra situatë në tjetrën, kërkon cilësi fiziko-teknike dhe taktike. Bazat e volejbollit u referohen teknikave të ndryshme motorike që ekzekutohen për të goditur dhe pritur topin gjatë veprimeve të ndryshme të lojës. Qëndrimet themelore në volejboll i përcakton vendosja e shputave dhe në bazë të pozitës së tyre, ndahen në qëndrimin paralel dhe qëndrimin diagonal. Elementet teknike të lojës janë:a. qëndrimi volejbollist; b. lëvizjet në fushë.Qëndrimi volejbollist është pozicioni themelor që siguron lëvizje të shpejta e të sakta më prapa në fushë. Në fushë, lojtarët përdorin tri lloje qëndrimesh (apo pozitash):a. qëndrim i lartë; b. qëndrim i mesëm;c. qëndrim i ulët.Qëndrimi i mesëm është më i përdorur, krahët janë të thyer në bërryla, këmbët e hapura pothuaj paralel sa gjerësia e shpatullave, trupi pak i përkulur para. Lëvizjet në fushëLëvizjet në fushë janë një nga elementet kryesore të lojës. Ato kanë karakter mbrojtës dhe sulmues. Nëpërmjet tyre, lojtarët sigurojnë zotërimin e topit dhe lëvizjen me lehtësi. Ato janë:a. lëvizje me një hap (përdoret sa herë topi fluturon afër lojtarit dhe duhet një zhvendosje e vogël në të gjitha drejtimet për të zotëruar topin);b. lëvizje me hapa të njëpasnjëshëm (kryhet në drejtim para dhe prapa, në vijë të drejtë me shpejtësi. Kjo është lëvizja më e zakonshme e lojës);c. lëvizje me hapa me tërheqje (kryhet në drejtim para, prapa dhe anash). d. lëvizje me kërcim (kryhet nga vendi apo gjatë lëvizjes. e. lëvizje me vrapim (për arsye të fushës me përmasa të vogla, vrapimi më i gjatë mund të jetë 10-12 m, por është i shpeshtë. Pasimi është elementi taktik bazë në volejboll. Me anë të tij sigurohet lidhja me skuadrën dhe përgatitet sulmi. 2.14 VolejbolliNxënësi/ja:■ shpjegon elementet teknike të volejbollit;■ përshkruan format taktike në fazën e mbrojtjes dhe të sulmit;■ planifikon dhe realizon ndeshje volejbolli sipas rregullave. Fjalë kyçe:lojë me sete, elemente teknike, rregulla, lojtari libero, shërbimHistoriLoja e volejbollit u shpik nga amerikani William J. Morgan, më 1895-ën, për t’u luajtur në mjedise të brendshme. Ai ishte një kompromis rregullash ndërmjet basketbollit dhe tenisit. Në Evropë mbërriti në vitet e Luftës së Parë Botërore. Si sport olimpik, volejbolli u fut në vitin 1964 në Lojërat e Tokios. 56
                                
   52   53   54   55   56   57   58   59   60   61   62