Page 60 - Demo
P. 60
EDUKIMI FIZIK 10Kontrolloni njohuritë që keni marrë 1. Cilat janë elementet teknike të lojës së volejbollit?2. Përshkruani format taktike në fazën e mbrojtjes.3. Përshkruani format taktike në fazën e sulmit. Aktivitet individualBëni një planifikim javor për realizimin e volejbollit së paku dy herë gjatë javës.Përshkruani historinë e një klubi volejbolli në zonën tuaj. ShërbimiShërbimi është mënyra e dërgimit të topit nga lojtari në fushën kundërshtare. Nga mënyra e ekzekutimit, ai ndahet në:1. shërbim nga poshtë (a. nga poshtë para; b. nga poshtë anash);2. shërbim nga sipër (a. tenis, është shërbimi më i përdorur dhe zë rreth 50% të të gjitha mënyrave të shërbimit; b. nga lart-para apo valvitës; c. lart-anash apo me hark (shërbim me hark është i shtirë për t’u realizuar dhe kërkon saktësi, por ka avantazh se pritja e tij nga kundërshtari është e vështirë, se është shërbim i fortë; d. lart-anash apo hark valvitës; e. lart-para me kërcim).GjuajtjaGjuajtja është një element teknik që kërkon shumë forcë për t’u realizuar. Ajo varet nga kërcimi i lojtarit mbi rrjetë. Gjuajtja e drejtë ndahet në katër faza: vrulli, kërcimi, goditja e topit dhe rënia. Gjuajtjet mund të kryhen me rrotullim, me rrotullim të krahut dhe kyçit, me dredhi apo ngecje, me hark. Sulmuesi duhet të mësohet të godasë topin nga pozita të ndryshme, si: paralel, diagonal, anash.Taktika e sulmitVija e parë quhet zonë sulmi dhe lojtarët pozicionohen pranë rrjetës, përkatësisht quhen zonat 2-3-4, kurse mbrapa quhet zona e mbrojtjes, përkatësisht me numrat 1-6-5. Shërbimi realizohet nga lojtari në pozicionin 1, i cili pasi e kryhen atë, futet menjëherë në lojë. Pas ekzekutimit të shërbimit lojtarët kanë të drejtë të ndërrojnë pozicionet në sulm e në mbrojtje. Sulmi i suksesshëm është kur janë perfeksionuar elementet teknike të thjeshta, si: pasimi, pritja apo pranimi, shërbimi, gjuajtja, blloku etj.Taktika e mbrojtjesNjë nga veprimet më të rëndësishme nga ana teknike, është taktika e bllokut, i cili mund të jetë individual, ose me dy apo tre vetë.Vrulli dhe kërcimi për të bërë bllok janë në varësi të cilësive të goditësit kundërshtar dhe lëvizjeve të skuadrës kundërshtare. Zakonisht, blloku ndërtohet përballë goditësit kundërshtar.Blloku 2-3 vetaLojtarët e qendrës dhe anësorët bashkëpunojnë për të ndërtuar bllokun. Rolin kryesor e ka lojtari i qendrës. Lojtari ndihmës në bllok ruan drejtimet e tjera të mundshme të gjuajtjes. Por mund edhe të ndryshohen rolet: lojtarët ndihmës bëhen kryesor dhe lojtari kryesor bëhet ndihmës. Pra, në varësi të situatës ndërtohet dhe blloku me dy apo tre lojtarë, me një apo dy duar, me qëllim pengimin e topit të kundërshtarit.58

