Page 61 - Demo
P. 61


                                     Pak histori mbi gjimnastikënGjimnastika është sporti më i vjetër popullor, që kur zhvilloheshin garat atletike. Grekët e ushtruan të parët këtë sport që zhvillon të gjitha cilësitë fizike: kontrollin e trupit, koordinimin, zhdërvjelltësinë, forcën, shkathtësinë, saktësinë dhe akrobacinë. Gjimnastikë në greqishten e vjetër do të thotë “të ushtrohesh i zhveshur”. Qëllimi i gjimnastikës ishte zhvillimi i trupit me ushtrime që përfshinin hedhje, not, ushtrime me shkopinj dhe rrota, mundje dhe ngritje peshe.Ushtrimi në unaza, kalimi i kalit dhe ushtrimet në dysheme u shfaqën për herë të parë në Olimpiadën Greke. Gjimnastika u pëlqye dhe u vlerësua aq shumë në kulturën e lashtë greke, sa u bë e detyrueshme për të gjithë të rinjtë e kohës. Në vitin 393, perandori Theodosius i nxori jashtë ligjit Lojërat Olimpike Greke. Ky dekret ishte një goditje e madhe për sportin e gjimnastikës. Përmes pushtimeve, Roma mund ta kishte përhapur gjimnastikën në të gjithë botën e lashtë, por shkatërrimi i saj në vitin 476, solli humbjen e shkëlqimit të artit të gjimnastikës. Gjimnastika lulëzoi sërish gjatë shekullit XVI, me qëllim shëndetin trupor. Një hap cilësor u bë në fillim të shekullit XVII, kur mjeku gjerman Fridrih Ludvig Jahn (Friedrich Ludwig Jahn), i cili njihet si babai i gjimnastikës moderne, zhvilloi një sërë ushtrimesh në paralele, ekuilibër dhe kërcime. Teknikat e tij të gjimnastikës u bënë kaq popullore, saqë në fund të shekullit XIX u miratuan nga ushtria amerikane për të përmirësuar aftësitë luftarake. Gjimnastika u fut në Lojërat Olimpike Verore në vitin 1896 dhe që nga ajo kohë vazhdon të jetë një sport olimpik. Gjimnastika moderne fitoi popullaritet të konsiderueshëm për shkak të shfaqjeve të Olga Korbut (ish-Bashkimi Sovjetik) dhe të Nadia Komaneshit (Rumani) në Olimpiadën e vitit 1972.Gjimnastika artistikeGjimnastika artistike, e cila kryhet në vegla gjimnastikore dhe në tapet gjimnastikor, është gjimnastika më e popullarizuar. Përfitimet prej saj janë forca dhe fuqia muskulore (aftësia për të aplikuar shumë forcë në një çast të vetëm, qëndrueshmëria dhe elasticiteti, orientimi në 2.15 GjimnastikaNxënësi/ja:■ shpjegon rëndësinë e sportit të gjimnastikës në përgjithësi;■ praktikon elemente të ndryshme gjimnastikore;■ praktikon ushtrime me mjete në formën e një konkurrimi.Fjalë kyçe:gjimnastikë, elemente gjimnastikore, ushtrime të lira, tra ekuilibri, paralele, hekur gjimnastikor, kërcim kaluçi, fjongo, rrathë.59
                                
   55   56   57   58   59   60   61   62   63   64   65