Page 62 - Demo
P. 62
EDUKIMI FIZIK 10kohë dhe në hapësirë. Gjimnastika është një sport për meshkuj dhe për femra.Garat për meshkujt zhvillohen në gjashtë vegla: unaza, paralele, hekur, kalë me doreza, kërcim kali dhe ushtrim i lirë. Ndërkohë, garat për femrat zhvillohen në katër vegla gjimnastikore: kërcim kali, trau i ekuilibrit, paralele e shkallëzuar dhe ushtrime të lira, ku lëvizjet e hijshme kombinohen me forcën dhe aftësitë akrobatike, • Vertikalja mbi duar mësohet pas aftësimit në vertikalen mbi shpatulla dhe është një element statik bazë i akrobacisë, që ndihmon në ushtrimet në vegla, si: paralele, hekur gjimnastikor, unaza, tra ekuilibri etj. Duart vendosen sa gjerësia e shpatullave, trupi mbahet drejt pa hark e palosje, i shtrënguar fort, koka përkulet pak prapa.1 2 3 4 5 61 2 3 4 5 61 2 3 4 5 6• Rrotullimi anash mbi duar është element akrobatik dinamik dhe ekzekutohet nga e majta ose nga e djathta, nga vendi apo me 2-3 hapa vrull. Kryhet duke kaluar nëpërmjet vertikales me këmbë të hapura, me shtytjen e njërës këmbë dhe luhatjen e tjetrës, vendosjen e njëpasnjëshme të duarve në drejtim të këmbës shtytëse. të shoqëruara me muzikë. Elementet akrobatike të thjeshta që bëjnë pjesë edhe në programin tuaj shkollor, janë përshkruar më poshtë.• Rrotullimet para-prapa mbi duar janë elementet dinamike bazë të akrobacisë. Kryhen me trupin sa më të mbledhur, duart vendosen në tokë sa gjerësia e shpatullave, koka vendoset midis duarve në pjesën e prapme të saj. Nisja mund të kryhet nga pozicioni këmbëmbledhur apo nga ekuilibri mbi njërën këmbë.60

