Page 63 - Demo
P. 63


                                    EDUKIMI FIZIK 10• Rrotullimi para-prapa mbi duar është një element që kërkon elasticitet. Kryhet me shtytjen e njërës këmbë dhe luhatjen fort të këmbës tjetër, duke kaluar nga vertikalja mbi duar, në urë para apo prapa. Vendosja e fortë e duarve është e rëndësishme. Kur ne kryejmë disa elemente gjimnastikore njëri pas tjetrit e të kombinuara me fitnes apo lëvizje, themi se po kryejmë një cirkuit gjimnastikor. Cirkuitet shoqërohen edhe me muzikë, në këtë rast themi se po kryejmë një kombinacion gjimnastikor me trup të lirë.Gjimnastika ritmike u shfaq për herë të parë Rusi, në vitin më 1948, por si sport olimpik, ajo u bë pjesë më 1984-ën, në Los Anxhelos. Praktikohet nga femrat dhe kombinon baletin, vallen e gjimnastikën në kompozime të kryera në ritmin e muzikës. Ushtrimet kryhen me mjete gjimnastikore, si: fjongo, rrathë, shishe, top, litar. Ky lloj sporti zhvillon elasticitetin, koordinimin dhe saktësinë, shpreh origjinalitetin, elegancën, finesën dhe stilin personal.Gjimnastika aerobike është versioni i plotë i ushtrimeve të fitnesit popullor. Shpikësi i saj është Keneth Kooper, mjek ushtarak, i cili i jepte shumë rëndësi fitnesit kardiovaskular. Gjimnastika aerobike përmban lëvizje pa ndalesa me intensitet të lartë, të cilat janë një përzierje e valleve, e gjimnastikës dhe e akrobacisë dhe kryhen në ritmin e muzikës.Gjimnastika akrobatike kryhet në çifte (femra ose të përziera), trios (gra) dhe kuartete (meshkuj). Kjo gjimnastikë ka disa elemente të përbashkëta me gjimnastikën artistike dhe kryhet në dysheme, shoqërohet me muzikë, duke performuar lëvizje akrobatike dhe ekuilibri.Kontrolloni njohuritë që keni marrë 1. Shpjegoni çfarë dini mbi gjimnastikën në Greqinë e lashtë.2. Si është zhvilluar gjimnastika moderne?3. Shpjegoni disa elemente të thjeshta gjimnastikore në akrobaci.Veprimtari1. Renditni me shkrim llojet e gjimnastikës.2. Skiconi disa elemente akrobatike gjimnastikore që i keni kryer në palestrën e shkollës. DiskutimGjimnastika në vendin tonë.Aktivitet individualKryeni një kombinim gjimnastikor me elemente të thjeshta akrobatike, duke demonstruar koordinim lëvizor.61
                                
   57   58   59   60   61   62   63   64   65   66   67