Page 64 - Demo
P. 64


                                    Pak histori mbi atletikënFjala atletikë rrjedh nga fjala greke “athla”, që do të thotë “garë nëpërmjet ushtrimit”. Mendohetse është sporti më i vjetër në botë. Atletika i ka fillesat që në Greqinë e lashtë. Atletët nderoheshin si heronj, gëzonin respektin e të tjerëve dhe ishin pjesë e hierarkisë më të lartë të qyteteve antike.Që nga ajo kohë, garat kanë ndryshuar formë dhe distancë.Në vitin 1850, qyteti i vogël anglez i Uenlokut mikpriti një seri garash sportive. Këto mund të quhen pararendëset e “Lojërave Olimpike”, pra mund ta quajmë me të drejtë Anglinë si vendlindja e atletikës moderne. Atletika shpesh kuptohet si çdo aktivitet sportiv, por në shumicën e rasteve ajo u referohet kryesisht aktiviteteve që kryhen në pista dhe fusha. Këto aktivitete përfshijnë vrapimet, kërcimet dhe hedhjet. Të gjitha disiplinat që përfshin atletika, zhvillohen nga meshkujt dhe nga femrat.Vrapimet-Kërcimet-HedhjetVrapimet zhvillojnë: shpejtësinë, qëndrueshmërinë, shpejtësinë e reagimit, aftësinë orientuese,koordinimin lëvizor. Te vrapimet përfshihen:a. vrapimet e distancave të shkurtra; b. vrapimet e distancave të mesme e të gjata;c. vrapim me pengesa;d. vrapim me stafetë.2.16 AtletikaNxënësi/ja:■ njeh historinë dhe rëndësinë e sportit të atletikës në përgjithësi;■ shpjegon mbi garat atletike, që janë pjesë e edukimit fizik shkollor;■ praktikon gara të ndryshme atletike.Fjalë kyçe:atletikë, gara,konkurrencë, stadium, gara shpejtësie, kërcime, hedhje, vrapime.NË START NISJA LEVIZJE NXITIMTeknika në këto vrapime përfshin startin, përshpejtimin e nisjes, vrapimin në distancë dhe mbërritjen. Starti i ulët zbatohet duke vendosur këmbën më të fortë para dhe tjetrën mbi gju të mbështetur në tokë, në një vijë me shputën e këmbës së parë.Përdoren dy komanda (në start dhe nisu).Garat e shpejtësisë përfshijnë vrapimet në distanca 100 m, 200 m, 400 m. Gara të largësisë së mesme janë garat 800 m dhe 1500 m.Maratona është një garë qëndrueshmërie. Atletët duhet të vrapojnë në një distancë prej 42,195 km. Nisja kryhet nga starti i lartë, ku para vendoset këmba më fortë dhe tjetra 10-15 cm pas saj. Element i rëndësishëm në këto vrapime është qëndrimi i rregullt i trungut, i cili duhet të përkulet në kënd 80-85 gradë, koka mbahet drejt, lëvizja e krahëve të jetë ritmike. Frymënxjerrja duhet të jetë më e plotë se frymëmarrja.Gara me pengesa e ka origjinën nga garat me kuaj dhe gjuetia. Ishin studentët e Oksfordit, të cilët e përfshinë këtë garë më 1879-ën, në kampionatin “Track and Field”.62
                                
   58   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68