Page 65 - Demo
P. 65
EDUKIMI FIZIK 10Në vrapimin me pengesa, nisja bëhet nga starti i ulët. Duhet kujdes në ruajtjen e numrit të hapave midis pengesave, ritmit dhe kalimi i saj jo me kërcim, por me hap në ajër. Nga starti deri te pengesa e parë zakonisht bëhen 8 hapa. Hapi mbi pengesë kryhet shpejt, duke sulmuar paralart me këmbën sulmuese, tjetra e thyer në gju, krahët ndihmojnë në ekuilibrin e trupit.Vrapimi me pengesa 100 dhe 110 m ishin dy gara të shfaqura që në vitin 1864, në Angli. Në fund të shekullit XVIII, francezët e bënë 110 m dhe kjo distancë ka ngelur si pjesë e programit olimpik.Kërcimet janë një tjetër disiplinë e atletikës. Kjo disiplinë kryhet edhe nga meshkujt, edhe nga femrat.Kërcimi së larti është një garë kërcimi në lartësi, me ndihmën e shtytjes së këmbës dhe ndihmës së krahëve pa rrëzuar stekën. Kjo garë u bë zyrtare më 1865 në Angli. Kërcimi me shkop është e vetmja garë, në të cilën përdoret një mjet, siç është shkopi, për të kaluar një stekë horizontale. Takimi i parë zyrtar i kësaj gare u bë më 1857-ën, në Kembrixh, Angli.Kërcimi së gjati përfshin kalimin sa më shumë të një largësie horizontale, si rrjedhojë e një vrulli dhe rrahjeje të fortë. Në olimpiadën e vitit 656 p.e.s, rekordi ishte 5,92 m. Kërcimi trehapësh është garë kërcimi horizontale me tre hapa në gjatësi. Pra, në të përfshihen: vrapimi kërcimi dhe hedhja. Vrapimi me stafeta 4 x 100 dhe 4 x 400 janë gara ku vrapohet në skuadër. Ky vrapim kryhet edhe nga meshkujt, edhe nga femrat. Atletët pasojnë stafetën dorë më dorë. Kalimi i stafetës nga etapa në etapë kryhet në zonën e ndërrimit 20 m e gjatë. Zakonisht, atleti i parë niset me stafetën në dorën e djathtë, nga starti ulur. Tek atleti i parë dhe i tretë, stafeta është në dorën e djathtë. Atleti i dytë dhe i katërt e mban në dorën e majtë. Dorëzimi dhe pranimi i stafetës kryhet nga lart-poshtë dhe nga poshtë-lart. 63

