Page 66 - Demo
P. 66
EDUKIMI FIZIK 10Kontrolloni njohuritë që keni marrë 1. Shpjegoni çfarë dini mbi atletikën në antikitet.2. Renditni garat atletike që bëjnë pjesë në sportin e atletikës.3. Shpjegoni thjesht teknikën e kërcimit së gjati dhe së larti me shpinë.Shumëgarëshi. Pesëgarëshi i parë përfshinte vrapim 180 m, kërcim së gjati, hedhje disku, shtize dhe mundje. Në vitin 1884, u shtuan deri në 10 gara. Për meshkuj quhet dekatlon (10-garësh) dhe për femra quhet pentatlon (5-garësh).Disa prej disiplinave të tjera më të lashta janë: hedhja e shtizës, hedhja e diskut, hedhja e çekiçit, hedhja e gjyles.Atletika në shkollëAtletika është një nga disiplinat më të përhapura sportive. Atletika është themeli bazë i sporteve të tjera. Bazat e atletikës janë lëvizjet e natyrshme të njeriut, si: ecja, vrapimi, hedhja dhe kërcimi. Këto lëvizje të natyrshme, me ushtrime sistematike, rindërtohen në mënyrë teknike. Lëvizjet e njeriut janë të lidhura me: forcën, shpejtësinë dhe përkulshmërinë.Vrapimet 100 m, 800 m, 1500 m, marshimet, vrapim me pengesa, vrapim stafetë, janë pjesë e programit shkollor. Mësimi i saktë i teknikës së vrapimit sjell edhe rezultatet përkatëse. Teknika përfshin mësimin e frymëmarrjes, koordinimin e lëvizjes së krahëve dhe këmbëve, pozicionin e trupit, ngritjen e gjurit, përshpejtimin e hapit, daljen nga starti, dhënien dhe marrjen e stafetës, hapat midis pengesave dhe pjerrësinë e trupit mbi pengesë etj. Kërcimet në programin tuaj shkollor janë kërcimi së larti dhe së gjati. Teknika e kërcimeve përfshin vrapimin, rrahjen (ose shtytjen), fluturimin dhe rënien. Atletika është sporti që përmirëson kapacitetet fizike dhe aftësitë koordinatave, si dhe ju ndihmon në zhvillimin e aftësive personale dhe ndërpersonale. Ju krijon aftësitë e nevojshme për pjesëmarrje në një gamë të gjerë të aktiviteteve fizike e sportive. Këto aftësi ndikojnë në rritjen e mirëqenies suaj fizike dhe ju përgatitin për një jetë aktive dhe të shëndetshme.Në procesin mësimor, përmbajtja e atletikës ndikon në zhvillimin e të gjitha aftësive motorike tek nxënësit: fuqia, qëndrueshmëria, shpejtësia, koordinimi dhe elasticiteti i përgjithshëm.AFRIMI KËRCIMI FLUTURIMI ULJA64

