Page 67 - Demo
P. 67


                                     Adoleshenca dhe nevoja për ushqim të shëndetshëm Çfarë do të thotë “të ushqyerit”? Të ushqyerit nënkupton të gjitha ushqimet që një person ha dhe pi. Përbërja e trupit të njeriut dhe e gjithë energjia vjen nga ky ushqim. Mosha, gjinia, fiziku, niveli i aktivitetit fizik dhe gjendja e shëndetit përcaktojnë sasinë dhe atë çka duhet të hamë dhe pimë.Adoleshentët kanë nevojë për ushqim të shëndetshëm për të ndihmuar në rritjen optimale të trupit, gjatë kësaj faze të rëndësishme të ndryshimeve. Nëse ushqeheni me ushqime të shumëllojshme, që bëjnë pjesë në të pesë grupet ushqimore, do të merrni vitaminat dhe mineralet që ju nevojiten për shëndetin, rritjen dhe zhvillimin tuaj.  Të ushqyerit sipas piramidës ushqimore duhet të shoqërohet paralelisht edhe me piramidën e lëvizjes, pra, sa më shumë aktivitet fizik të bëni, aq më shumë rritet konsumi i ushqimeve. Grupet e ushqimit janë: a) frutat dhe perimet; b) produktet e grurit (bukë, makarona, drithëra, oriz etj.); c) produktet e qumështit (qumësht, djathë, kos etj.); d) proteinat (mish, peshk, pulë, vezë, fasule, thjerrëza).3 PROMOVIMI I STILIT AKTIV DHE TË SHËNDETSHËM TË JETËS3.1 Adoleshenca dhe ushqimi i shëndetshëmNxënësi/ja:■ shpjegon nevojën për ushqim cilësor në adoleshencë;■ rendit rëndësinë e përbërësve ushqimorë;■ argumenton rëndësinë e ngrënies së vaktit të mëngjesit.Fjalë kyçe:ushqim cilësor, ndryshimet fizike dhe fiziologjike, vitamina dhe minerale.Lëndët ushqyese janë: Karbohidratet Proteinat Yndyrat Vitaminat Mineralet Uji FibratTË USHQYERIT(Ushqimet që hamë dhe pimë)“KARBURANT”ENERGJI DHE PROCESE KIMIKERRITJA LËVIZJE MUSKULORERIPARIMI I INDEVE65
                                
   61   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71