Page 68 - Demo
P. 68
EDUKIMI FIZIK 10 KarbohidratetPjesën më të madhe të energjisë, trupi e merr nga karbohidratet. Ato ndahen shpejt dhe lehtë në sistemin e tretjes për të formuar lëndë djegëse bazë të glukozës, e cila ruhet në trup si glikogjen. Karbohidratet nga burimet natyrore të tilla si oriz, misër, patate, fasule dhe fruta, kanë një ekuilibër me lëndët e tjera ushqyese dhe janë të dobishme për t’u ngrënë. Karbohidratet e përqendruara, si: sheqeri i bardhë, mjalti, pijet me gaz dhe çokollata, janë një burim relativisht i varfër i karbohidrateve. Ato janë të larta në kalori, por kanë pak lëndë të tjera ushqyese. Të gjitha karbohidratet kthehen në sheqer në gjak, por disa më shpejt, disa të tjera më ngadalë. ProteinatProteinat janë lëndët ushqyese kryesore për ndërtimin dhe riparimin e trupit. Ato janë të nevojshme për të ndërtuar indet e reja të trupit gjatë rritjes, dhe përdoren edhe për të riparuar indet e dëmtuara. Proteinat me cilësi të lartë janë përgjithësisht proteinat e kafshëve, të tilla si: proteina e vezës, proteina e qumështit, proteina e mishit dhe ajo e peshkut. Më pak proteina kanë arra, thjerrëzat dhe fasulja. Personat vegjetarianë, të cilët nuk hanë prodhime mishi, duhet të konsumojnë një shumëllojshmëri të proteinave bimore, për të marrë të gjitha proteinat e nevojshme për shëndetin. Proteina është konsideruar një lëndë ushqyese themelore për personat që merren me sport. Përdorimi i proteinave jonatyrore nuk është i rekomandueshëm. YndyratYndyrat i gjejmë në ushqimet me origjinë shtazore dhe bimore. Gjalpi, margarina, vajrat bimore, vajrat e peshkut dhe yndyra e mishit janë ushqime ku mund të gjenden yndyrat. Me përmbajtje të ulët yndyre janë: qumështi, djathi, arrat dhe perime të caktuara.Yndyrat janë një burim shumë i përqendruar i energjisë. Ato japin dy herë më shumë energji se karbohidratet, por në krahasim me karbohidratet ato treten shumë ngadalë dhe përdorin më shumë oksigjen për të prodhuar këtë energji. Për gara që zgjasin më shumë se 2 orë ato janë shumë efikase. Kujdes nga dietat që përmbajnë sasi të mëdha të yndyrës, sepse mund të çojnë në obezitet, sëmundje të zemrës dhe kancer. Për të qenë të shëndetshëm, mjafton një sasi e vogël e yndyrës në ushqim. Vitaminat dhe mineralet Vitaminat dhe mineralet i japin organizmit rezistencë, qëndrueshmëri dhe vitalitet. Vitaminat janë substanca organike, ndërsa mineralet janë elemente inorganike. Vitaminat A, D, E dhe 66

