Page 69 - Demo
P. 69
EDUKIMI FIZIK 10Kontrolloni njohuritë që keni marrë 1. Si mendoni, pse në periudhën e adoleshencës duhet të ushqeheni shëndetshëm? 2. Cili është sipas jush “ushqim i shëndetshëm”?3. Shpjegoni pse nevojiten vitaminat dhe kripërat minerale.4. Pse janë të rëndësishëm uji dhe fibrat?Aktivitet individualGjeni informacione rreth kequshqyerjes dhe pasojave të saj.K mund të ruhen në trupin e njeriut. Vitamina C dhe kompleksi i vitaminave B janë vitamina që nuk duhet t’i mungojnë ushqimit tuaj të përditshëm. Përveç vitaminës D, të cilën njeriu është i aftë ta prodhojë vetë nën rrezet e diellit, asnjë prej vitaminave të tjera nuk prodhohet në organizëm, ndaj është e nevojshme që ato të merren nëpërmjet ushqimit. Mineralet janë të rëndësishme për rigjenerimin e indeve dhe të strukturave kockore; për krijimin në organizëm të një ekuilibri të sistemit ujor, për qetësimin e nervave dhe reagimeve muskulore. Kripëra të rëndësishme janë kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku. Vitaminat dhe mineralet forcojnë sistemin imunitar, ndihmojnë në zhvillimin e trurit, mbështesin rritjen dhe zhvillimin normal, ndihmojnë në funksionimin e shëndetshëm të qelizave dhe organeve të trupit. UjiNjeriu mund të jetojë për disa javë pa ushqim, por vetëm disa ditë pa ujë. Uji është një nga përbërësit më të rëndësishëm të trupit. Rreth dy të tretat e tij përbëhet nga uji. Ndër të tjera, ai ndihmon në largimin e mbeturinave nga trupi. Një person normal duhet të pijë rreth 2 litra ujë dhe 1 litër lëngje të përfshira në ushqim, çdo ditë. Performanca sportive ulet menjëherë, nëse kërkesat e trupit për ujë nuk përmbushen. Ju duhet të pini më shumë, nëse stërviteni shumë, pasi mund të humbni më shumë ujë përmes djersës, veçanërisht në mot të nxehtë. Dehidratimi ndodh kur nuk marrim sasinë e mjaftueshme të ujitpër të zëvendësuar atë që ka humbur nga aktiviteti apo nxehtësia. Etja është shenja e parë që tregon se trupi ka nevojë për ujë. FibratFibrat janë një pjesë e rëndësishme e dietës, por nuk përthithen nga trupi. Fibra është një substancë që gjendet në çdo qelizë bimore. Shtresat e forta që gjenden te kokrrat e grurit dhe orizit janë gjithashtu një lloj fibre e quajtur krunde.Ushqimet e pasura me fibra janë të dobishme, pasi ato të bëjnë të ndihesh i ngopur, janë laksativë natyrorë dhe ndihmojnë në ruajtjen e peshës. Ushqimet bimore natyrore në përgjithësi janë të pasura me fibra.67

