Page 70 - Demo
P. 70


                                     Ushqyerja e shëndetshmeTë ushqyerit shëndetshëm është një nga të drejtat e fëmijëve, pikërisht se ndikon në mënyrën se si rriten dhe zhvillohen. Ushqimi është kënaqësi, por sasia dhe cilësia e konsumimit të tij duhet kontrolluar, sepse prek drejtpërsëdrejti shëndetin dhe cilësinë e jetës. Ndër faktorët që mund të ndikojnë në sjelljen tonë të të ushqyerit janë niveli kulturor, social, statusi ekonomik dhe psikologjik, individualiteti etj. Mësoni të vlerësoni veten, kjo do t’ju ndihmojë të bëheni më të vetëdijshëm për ato që hani. Për të pasur një peshë optimale, pa mbipeshë (obezitet), mësoni se si të përdorni strategji pozitive të të menduarit dhe sjelljes për të menaxhuar të ushqyerit dhe aktivitetin tuaj ditor. Konsumimi i vakteve të rregullta, të pasura me vitamina dhe kripëra minerale, sjell padyshim një shëndet të mirë fizik. Të gjitha sistemet e trupit përfitojnë nga një ushqyerje e mirë.  Balanca e lëndëve ushqyeseBalanca e lëndëve ushqyese është si balanca e energjisë. Për të qenë i shëndetshëm dhe për të pasur një furnizim të ekuilibruar të ushqyesve, një person duhet të marrë të gjitha lëndët ushqyese që i duhen. Për të bërë stërvitje dhe gara të suksesshme, trupi ka nevoja të veçanta ushqyese, në përgjithësi 60% - 65% janë karbohidrate, pjesa tjetër proteina dhe yndyrna.Sasia e karbohidrateve që merret çdo ditë, ndryshon sipas aktivitetit që kryen njeriu. Nivelet e energjisë në trup duhet të jenë të lartë para kryerjes së stërvitjes ose garës.Në përgjithësi rekomandohet:■ Ngrënia e një vakti të vogël, që tretet lehtë, të pasur në karbohidrate.■ Ngrënia 2 deri në 3 e 1/2 orë para veprimtarisë apo garës.■ Kufizimi i yndyrave dhe proteinave, sepse treten ngadalë.3.2 Balanca e lëndëve ushqyese dhe kequshqyerja Nxënësi/ja:■ njeh dhe shpjegon balancën e lëndëve ushqyese;■ evidenton faktorët që pengojnë një jetë të shëndetshme;■ diskuton mbi kequshqyerjen, obezitetin dhe anoreksinë;■ vlerëson shëndetin e tij në tabelën e shëndetit (Matjen e IMT-së).Fjalë kyçe:shëndet fizik,emocionaldhe mendor,vetëvlerësim,zakone tëushqyerjes,aktivitet fizik.68
                                
   64   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74