Page 71 - Demo
P. 71


                                    EDUKIMI FIZIK 10Pirja e sasive të vogla të uji shpesh, para dhe pas garës, dhe gjatë saj, nëse kjo është një garë e zgjatur rezistence. Zëvendësimi i humbjeve të djersës duke pirë rreth 1,2-1,5 litra lëngje për çdo kg të peshës humbur në stërvitje ose garë. Hani lloje të ndryshme ushqimesh, si: perime, fruta, peshk, mish, produkte qumështi dhe drithëra.Hani fruta dhe perime çdo ditë - ngjyrat e forta të frutave dhe perimeve tregojnë që kanë përmbajtje vitaminash.Hani ushqime të freskëta dhe jo të gatshme, të ngrira ose të konservuara.Ziejini dhe piqini ushqimet. Shmangni skuqjen.Kontrolloni marrjen e fibrave. Kufizoni kripën. Mbipesha, obeziteti dhe pasojat e tyre Obeziteti është një gjendje mjekësore, e karakterizuar nga grumbullimi i tepërt i dhjamit trupor, që mund të sjellë efekte negative për shëndetin, me pasoja të rënda dhe për jetën. Mbipesha dhe obeziteti në përgjithësi shkaktohen nga konsumimi i tepërt i ushqimit, megjithatë këto vijnë edhe për shkak të uljes së aktivitetit fizik. Kur kaloritë e marra tejkalojnë kaloritë e harxhuara, energjia e mbetur depozitohet si masë dhjamore dhe si pasojë, individi fillon të shtojë peshë duke rrezikuar të kalojë në mbipeshë ose obezitet. Pra, kemi një mungesë ekuilibri mes kalorive të marra dhe atyre të harxhuara. Në adoleshencë (por edhe gjatë gjithë jetës) ndikojnë disa faktorë në prishjen e ekuilibrave: ■ konsumimi i ushqimeve me shumë kalori, të pasura me yndyra dhe të varfra në vlera ushqimore; ■ jeta sedentare (qëndrimi i tepërt para ekranit të TV-së, celularit dhe lojërave elektronike); ■ faktorët gjenetikë (faktori gjenetik influencon mënyrën se si reagojnë njerëzit kur marrin shumë kalori, kur prindi është mbi peshë apo obezë, rritet rreziku që edhe fëmijët të jenë të tillë);■ metabolizmi (trupi i çdo personi e përdor në mënyra të ndryshme energjinë); ■ faktorët psikologjikë (shumë njerëz hanë më shumë kur janë të mërzitur, apo kur janë nervozë); ■ faktorët socio-ekonomikë (mbipesha është më e zakonshme te njerëzit me të ardhura të ulëta. Në disa vende, njerëzit mund ta kenë të pamundur të ushqehen shëndetshëm, ose të ushtrojnë aktivitete fizike apo sportive).Pasojat e mbipeshës dhe obezitetit janë disa, p.sh.: rreziku nga sëmundjet e zemrës, tensioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli i lartë. Mbipesha dhe obeziteti janë shkaktarët kryesorë të diabetit të tipit 2. Osteoartriti është sëmundje që prek nyjat mbajtëse-mbështetëse për shkak të shtypjes që ushtrohet mbi kërcet e tyre nga mbipesha. Pesha e tepërt është e lidhur me indet e buta të gojës dhe të fytit. Gjatë gjumit, kur muskujt e fytit dhe të gjuhës janë të relaksuar, indet e buta mund të shkaktojnë bllokimin e rrugëve të frymëmarrjes. Edhe sistemet e tjera të trupit vuajnë pasojat e mbipeshës.Mënyra më e zakonshme që përdoret për të cilësuar mbipeshën dhe obezitetin është llogaritja e Indeksit të Masës Trupore IMT (BMI- Body Mass Index), me formulën: IMT = peshën (në kg) ÷ gjatësia 2 (në m).69
                                
   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75