Page 73 - Demo
P. 73
Duhani dhe pasojat e përdorimit të drogave të varësisë Stimuluesit janë droga që rritin veprimtarinë e sistemit nervor-qendror dhe e bëjnë përdoruesin të ndihet zgjuar dhe euforik.Stimuluesit përfshijnë droga të zakonshme si kafeina, nikotina, amfetamina, kokaina. Duhani hyn te stimuluesit e sistemit nervor, i cili shkakton probleme komplekse biokimike dhe neurotransmetuese. Nikotina është stimulues që gjendet te duhani i cigareve. Ajo thithet nga mushkëritë dhe me anë të gjakut shpërndahet në të gjithë trupin. Për të arritur deri te truri i duhanpirësit, nikotinës i duhen vetëm 10 sekonda. Gjithashtu nikotina te duhanpirësit gjendet në çdo pjesë të organizmit, madje e d h e në qumështin e nënës. Duhani përmban arsen, cianid, amoniak dhe rreth 45 lloje të tjera të substancave kancerogjene. Duhani dëmton rëndë aparatin e frymëmarrjes, mushkëritë.Duhanpirësit sëmuren më shpejt se të tjerët dhe vdesin më shpejt. Ai shkakton kancer në gojë, pankreas, mushkëri, veshka, organe riprodhuese etj. Duhani jep lodhje, marrje mendsh, ulje kujtese, dëmton enët e gjakut dhe zemrën, rrit presionin e gjakut, sëmundje kardiovaskulare, infarktin e zemrës, dëmtimin e sistemit nervor, rrit rrezikun për shfaqjen e ulcerave të stomakut. Është vërtetuar se për çdo 20 cigare rreziku 15-fishohet. Duhani nuk është vrasës vetëm për ata që e pinë, por edhe për fëmijët apo njerëzit e tjerë që janë duhanpirës pasivë (thithin tymin e lëshuar nga duhanpirësit). Trupi i njeriut përmban një sasi të caktuar nikotine dhe, në momentin kur personi pi duhan, ekuilibrat hormonalë ndryshojnë dhe trupi fillon ta kërkojë këtë sasi nikotine në vazhdimësi. Kjo quhet varësi nga duhani. Shumica e duhanpirësve fillojnë të pinë duhan kur janë adoleshentë. Ata e nisin atë për të treguar se janë të rritur apo se kopjojnë idhujt e tyre në filma, revista, TV dhe sport. Pirja e duhanit lë premisë për përdorimin e drogave të tjera kur të jenë në moshë madhore.Përdoruesit e duhanit pretendojnë se pirja e tij i qetëson. Fakt është se nikotina ul tensionin e muskujve momentalisht, por varësia që ajo nxit është psikologjike dhe fizike, me pasoja të rënda për shëndetin. Me iniciativën e Byrosë Amerikane të Shëndetit Publik, u vendos që në paketat e cigareve të shkruheshin dëmtimet që vijnë nga duhani dhe ndalimi i përdorimit të tij në vende të mbyllura.4 SUBSTANCAT QË KRIJOJNË VARËSI DHE PASOJAT E PËRDORIMIT TË TYRE4.1 Duhani, shenjat e varësisë dhe pasojat e përdorimit të tij në organizëmNxënësi/ja:■ identifikon shenjat e varësisë nga duhani;■ përshkruan pasojat që sjell përdorimi i drogave të varësisë;■ merret me aktivitet fizik-sportiv për të qëndruar larg drogave.Fjalë kyçe:drogat, duhan, varësi, pasoja, strategji, aktivitet sportiv, formë e mirë fizike.71

